Editorial 13 December 2025, 21:20 Nga VNA

Shqipëria si shoqëri aksionere e politikës

Ndaje në Whatsapp
Shqipëria si shoqëri aksionere e politikës

Nga të gjitha ngjarjet që po ndodhin, sidomos pas shpalljes non grata, dhe që do të ndodhin në vijim, gjithmonë e më shumë do të përvijohet qartazi që Shteti Shqiptar është shndërruar në një shoqëri aksionare.

Shumica e aksioneve janë pronësi të PS, pakica e aksioneve në pronësi të PD. CEO është Edi Rama dhe biznesi është futja e duarve në buxhet, pra taksat e popullit dhe të bizneseve.

Si në çdo shoqëri aksionare me kulturë korporative të kalbur, aksionari kryesor (pra PS), që ka dhe CEO-n e vetin, drejton me dorë të hekurt kompaninë pa pyetur për interesa apo të drejtat e tjera, përfshi punonjësit (lexo popullin shqiptar).

Në një konfigurim të tillë CEO ka nën thundër edhe aksionarët e pakicës. Këta të fundit detyrohen t’i lepihen e të mos ia prishin qejfin apo t’i kërkojnë llogari CEO-s, sepse fuqia e tij shumë lehtë mund t’ua zhvlerësojë aksionet ose t’i lërë pa to.

Dhe kuptohet, kur nuk je aksionar nuk ke pjesë as në dividend (dmth në ndarjen e plaçkës së buxhetit).

Ky është konfigurimi politik sot në Shqipëri, një sipërmarrje korporative dhe aspak aksione mirëfilli politike. Prandaj opozita është sot vetëm nëpunëse e Ramës-CEO dhe aspak krah politik kundërshtar.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme