Mes pandemisë Covid 19 dhe në kulmin e natës së 17 Majit 2020, Qeveria dhe Bashkia Tiranë shemben Teatrin Kombëtar.
Simboli i artit, kulturës, dhe historisë së Tiranës dhe gjithë Shqipërisë, ndërtuar gjatë pushtimit italian të vendit, mbrohej nga aktivistë, të pranishëm në ndërtesë, aktorë dhe opozitë. E megjithatë ai i shembi.
Sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga puna për ndërtimin e godinës së re në qendër të Tiranës.
“Kantieri i Teatrit të Ri Kombëtar, ku punohet çdo ditë për t’i dhënë jetë një godine që do të jetë një tjetër vepër arkitektonike mbresëlënëse e Tiranës dhe ikonë e artit dhe kulturës mu në zemër të kryeqytetit”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Ndërtimi i një godine të re, në të njëjtin vend ku ishte e vjetra, u kundërshtua nga grupe artistësh dhe aktivistësh, si dhe nga opozita.






















