Në një fushatë të re marketingu për hotelin e tij Green Coast, MGallery Collection, biznesmeni Samir Mane ka zgjedhur të përdorë Ermal Mamaqin. Ky i fundit, në video të shkurtra duke ironizuar bisedat e zakonshme të shqiptarëve që qajnë hallet e tyre dhe të biznesit, përpiqet që me humor të sforcuar të tallë njerëzit që i bëjnë hesapet biznesmenit të njohur.
I akomoduar në plazhin dhe hotelin ekskluziv me 5 yje të zotit Mane në Palasë, humoristi Mamaqi përpiqet të ironizojë maninë e shqiptarëve për të bërë llogari apo faqet e ndryshme online që postojnë çmimet e larta në jug. Dhe këtë në funksion të idesë për ta paraqitur biznesin ku ai po pushon – sigurisht falas – si një parajsë që ia vlen të paguhet shtrenjtë.
Në fakt, plazhe të tilla dhe hotele të shtrenjta nuk janë as shfaqje e huaj dhe as duhet të jenë objekt spekulimesh apo sulmi ndaj biznesit. Problemi i vetëm është që këto përpjekje të sforcuara, tallëse dhe banale për t’i bërë reklamë një hoteli me 5 yje tregojnë cekësinë e mendimit jo vetëm të marketingut por dhe të filozofisë së një biznesi që ka kushtuar miliona euro.
Nuk është turp të jesh i pasur dhe të ndërtosh hotel me 5 yje që nuk mund të frekuentohet nga gjithkush. Por bashkë me yjet e hotelit, ndoshta duhet të rrisësh dhe nivelin e marketingut dhe humorit që është dyleksh dhe s’ka lidhje me asnjë yll. As në qiell dhe as në tokë
Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta.
Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik.
Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”.
Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent.
Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke.
Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës.
Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë.
Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet.
NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia.
Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët.
Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.