Foto-Lajm 28 Gusht 2025, 12:17 Nga VNA

Bluzat e bardha në Itali agjërojnë për Gazën

Ndaje në Whatsapp
Bluzat e bardha në Itali agjërojnë për Gazën

Më shumë se 15 mijë punonjës shëndetësorë në gjithë Italinë sot zgjedhin të agjërojnë dhe të protestojnë përpara spitaleve dhe strukturave shëndetësore. Një akt solidariteti, por edhe një denoncim: ta ndalim gjenocidin që po ndodh në Gaza.

Që nga fillimi i bombardimeve kanë humbur jetën më shumë se 1.400 punonjës shëndetësorë, spitalet dhe ambulancat goditen në mënyrë sistematike. Komuniteti mjekësor italian i kërkon qeverisë të pezullojë çdo marrëveshje ushtarake me Izraelin dhe të hapë korridore humanitare për të dërguar ndihma te një popullsi e rraskapitur nga uria dhe privimet.

“E kemi për detyrë si profesionistë të ngremë zërin.”

 

 

Video

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme