Foto-Lajm 29 Gusht 2025, 13:29 Nga VNA

Aksidentet rrugore, rënie me 16% janar -korrik 2025

Ndaje në Whatsapp
Aksidentet rrugore, rënie me 16% janar -korrik 2025

Në korrik 2025, në Shqipëri janë regjistruar 131 aksidente rrugore, ku kanë mbetur të aksidentuar 194 persona, sipas të dhënave të INSTAT.

Gjatë periudhës janar–korrik 2025, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, njofton Instituti i Statistikave të Shqipërisë (INSTAT).Sipas të dhënave të fundit, 89,3% e aksidenteve janë shkaktuar nga sjellja e drejtuesit të mjetit, ndërsa grupmosha më e prekur është 25–34 vjeç, duke përbërë 28,2% të aksidenteve.

Në muajin korrik, numri më i lartë i aksidenteve është regjistruar të martën (19,8%), ndërsa më i ulëti ka qenë të premten (9,2%). Orari më i rrezikshëm ka rezultuar të jetë 08:00 – 12:00, me 28,2% të aksidenteve të ndodhura gjatë kësaj periudhe, raporton TRT World. 

 

 

Video

Momenti kur Adriatik Lapaj humb ndjenjat gjatë përplasjes me policinë për largimin e gjeneratorit të vendosur para Kryeministrisë. Ndërhyrja e forcave të rendit u bë me pretendimin se pajisja zinte hapësirë publike, ndërsa Lapaj këmbënguli se kishte depozituar dokumentacionin për protestën dhe furnizimin me energji. Situata u qetësua vetëm pasi ai u ndje keq dhe u rrëzua.

Ishte koha kur zonja Bejtja merrte vendime që i vinin për shtat Berishës.

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme