Foto-Lajm 12 Tetor 2025, 08:36 Nga VNA

Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në martesë

Ndaje në Whatsapp
Princ Leka dhe Blerta Celibashi kurorëzojnë dashurinë në

Princ Leka dhe partnerja e tij Blerta Celibashi i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private, të zhvilluar në fshehtësi të plotë, larg syve të publikut.

Pamjet e para që kanë dalë në rrjet zbulojnë një dasmë, të cilën thuhet se është organizuar në Kepin e Merlit, buzë detit, mes një dekori elegant dhe romantik. Në një nga fotot më të komentuara, çifti qëndron mbi një platformë të bardhë, me sfondin magjepsës të kaltërsisë së detit.

 Blerta ka zgjedhur një fustan bezhë të gjatë, simbol i finesës dhe thjeshtësisë, ndërsa Princi ka zgjedhur një kostum klasik, në harmoni të plotë me solemnitetin e ditës.

Detajet e dasmës nuk kanë kaluar pa u vënë re – nga lulet e bardha, te ndriçimi romantik, e deri te fletët e personalizuara në formë guaske me mbishkrimin “Leka II & Blerta”. 

Ndryshe nga dasma e parë e princit, ku mori pjesë sëra e tij, kësaj rradhe mbetet e paqartë mungesa e figurave mbretërore. 

 

Video

U gjet fajtori për firmat ...

Lapaj...vijon protestën tek Kryeministria, Policinë ndërhyn për të marrë gjeneratorin Kreu i Lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj dhe disa qytetarë po vijojnë protestën para Kryeministrisë. Por teksa pritej të zhvillohej tubimi në orën 17:00, Policia ndërhyri për t'i hequr gjeneratorin, dhuruar nga një emigrant shqiptar në Angli. Policia ka ndërhyrë ndaj protestuesve duke iu kërkuar të lirojnë trotuarin përpara kryeministrisë. Lapaj ka debatuar me forcat e rendit, duke thënë se ka leje për këtë tubim. Na thoni cilin ligj kemi shkelur?”, thotë Lapaj. Ndërkohë policia ka kërkuar heqjen e një gjeneratori për energjinë elektrike, si dhe karrigeve aty pranë. Protestuesit pretendojnë se janë konform ligjit dhe nuk e kanë shkelur atë, pasi ka të bëjë me një protestë të rregullt.

Në selinë e PD pritet të nisë mbledhja e Kryesisë, ku do të diskutohet për protestat e paralajmëruara, por edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhje i pranishëm dhe Ervin Salianji.

16 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që kanë goditur enklavën. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të cilët vdiqën nga ekspozimi ndaj të ftohtit. Sipas Mbrojtjes Civile, 13 shtëpi u shembën nga moti i keq, ndërsa shumë familje palestineze mbetën pa strehë pasi tendat e improvizuara u shkatërruan. UNICEF paralajmëron se temperaturat gjatë natës bien në 8–9 gradë dhe kushtet e rënda sanitare rrisin rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme