Foto-Lajm 29 Tetor 2025, 19:09 Nga VNA

Publikohet deklarata zyrtare e Sirisë për njohjen e Kosovës

Ndaje në Whatsapp
Publikohet deklarata zyrtare e Sirisë për njohjen e Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme të Sirisë ka shpallur zyrtarisht njohjen e Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, pas një takimi trepalësh në Riyadh mes Sirisë, Arabisë Saudite dhe Kosovës.

Në deklaratën e publikuar nga Damasku, Siria thekson se vendimi bazohet në “të drejtën e popujve për vetëvendosje” dhe në përkushtimin për “paqen dhe stabilitetin në rajon e në botë”.

Gjithashtu, vlerësohet roli i Arabisë Saudite për afrimin e qëndrimeve dhe mbështetjen e dialogut që çuan në këtë hap historik.

Deklarata 

“Në kryeqytetin Rijad u mbajt një takim trepalësh që përfshiu Republikën Arabe Siriane, Mbretërinë e Arabisë Saudite dhe Republikën e Kosovës. Gjatë takimit u diskutuan mënyrat për forcimin e marrëdhënieve dhe mirëkuptimit të ndërsjellë, përfshirë çështjen e njohjes së ndërsjellë dhe hapjen e horizonteve për bashkëpunim dypalësh.

Në këtë kuadër, Republika Arabe Siriane shpall njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran, duke u nisur nga besimi i saj në të drejtën e popujve për të përcaktuar fatin e tyre dhe angazhimi i saj për forcimin e parimeve të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Emigrantëve thekson se ky vendim vjen në kuadër të politikës siriane, që synon zgjerimin e urave të bashkëpunimit dhe hapjen ndaj vendeve të ndryshme të botës, në mënyrë që të shërbejë interesave të përbashkëta dhe të forcojë miqësinë midis popujve.

Republika Arabe Siriane shpreh gjithashtu vlerësimin e thellë për rolin e Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe për përpjekjet e saj në afrimin e qëndrimeve dhe mbështetjen e dialogut e mirëkuptimit, që kontribuan në krijimin e kushteve të përshtatshme për marrjen e këtij vendimi.

Damasku shpreson të vendosë marrëdhënie diplomatike me Republikën e Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur dhe të zhvillojë bashkëpunim dypalësh në fusha politike, ekonomike dhe kulturore, në mënyrë që të përmbushen interesat e përbashkëta të dy vendeve mike".

 

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme