Foto-Lajm 12 Nëntor 2025, 19:18 Nga VNA

Shote Galica dhe Esad Pasha, dy fytyra të historisë shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Shote Galica dhe Esad Pasha, dy fytyra të historisë shqiptare

Studiuesi Auron Tare përmes një statusi në rrjetet sociale trajton kontrastin e thellë mes dy figurave historike si Shote Galicës dhe Esad Pashë Toptanit, duke ngritur pyetje mbi mënyrën si kombi shqiptar trajton heronjtë e vet të vërtetë.

Nga njëra anë, paraqitet historia tragjike e Shote Galicës – luftëtares nga Kosova që, pasi luftoi kundër pushtuesve serbë, vdiq e harruar, e sëmurë dhe e varfër në Fushë-Krujë, pa ndihmë nga shteti shqiptar i kohës. Varrin e saj, për vite të tëra, e mbulonin ferrat dhe uji i shirave të nëntorit, simbol i harresës kombëtare ndaj një gruaje që dha gjithçka për lirinë e vendit.

Nga ana tjetër, tregohet historia e Esad Pashë Toptanit, një figure kontraverse që bashkëpunoi me interesat serbe dhe jetoi me luks në mërgim. Pas vrasjes së tij në Paris, ai u varros me nderime ushtarake në një varrezë franceze, me mbishkrimin “Vdiq për Atdheun”, dhe madje u kujdes për të qeveria serbe.

Statusi 

“Atmosferë Festash”/ "Kur lufton për çështjet shqiptare"

Esad Pasha dhe Shote Galica – dy anët e një medaljeje

Disa vite më parë kam lexuar me shumë kureshtje një shkrim të Ben Andonit për vendndodhjen e varrit të Shote Galicës. ( i bindur se brezi i ri nuk e njeh se kush eshte kjo grua nga Kosova) 

M’u kujtua ky shkrim pasi më 10 Nëntor ishte dita kur një figurë e rëndësishme e historisë shqiptare, si Shote Galica, vdiq e braktisur, e sëmurë dhe, me shumë gjasa, e uritur në një kasolle diku në fushat e zymta të Fushë-Krujës.

Shote Galica, e cila pasi kishte luftuar përkrah bashkëshortit të saj, Adem Galica, kunder terrorit serb ne Kosove, erdhi në Shqipëri e sëmurë, me katër fëmijë të braktisur të ish-luftëtarëve të çetës së bashkëshortit. Askush nuk u interesua për të gjate periudhes se Presidentit Ahmet Zogolli. Nuk pati ndonjë nderim apo pension të veçantë dhe u la të vdiste në varfëri. Varrin, i cili deri para disa vitesh ishte në një kanal që mbushej me ujë sa herë binin shirat e nëntorit, e përshkruan bukur Ben Andoni në shkrimin e tij të botuar në “Milosao”:

“Anipse, përpara se ‘të marrësh’ vendimin e të hysh brenda një gardhi rrethues prej hekuri, që ruan prej kafshëve memorialin, i palyer kushedi që prej kur, i cili është po ashtu i mbuluar me një masë të madhe ferrash, një i panjohur duhet të ndalet të kuptojë se para çfarë realiteti është. Ky është përshkrimi me pak fjalë i varrit tejet të thjeshtë, që përkujton një nga figurat e luftëtareve më dinjitoze të historisë së kombit shqiptar. Vendi, që i është falur prehjes së saj, është një rrafsh toke që dikur ka qenë kënetë. Një dashamir shtiu para t’ia rregullonin varrin e nëpërkëmbur dhe pa shkronja vite më parë. Për fat, ende nuk ia kanë zënë frymën me ndonjë ndërtim.”

Ndërkohë…

Esad Pasha Toptani, një nga politikanët më kontraversë të fillimit të shekullit XX, i dënuar nga historiografia shqiptare, u vra në Paris në një atentat politik. I përfolur nga bashkëkohësit e tij si një figurë plot hije, i cili punonte përgjithësisht për interesat e veta personale, ai jetonte në një hotel luksoz të Parisit kur u qëllua nga Avni Rustemi.

Për fatin e tij në mërgim interesohej veçanërisht ish-kryeministri Serb i kohës, Nikolla Pashiç, i cili përpiqej pranë qeverisë franceze që t’i lidhej një pension gjenerali Esad Pashës, që ai të mund të jetonte me “dinjitet”. Letra e Pashiçit për Aleksandër Millerand, kryeministrin e Francës, është një fakt i rëndësishëm që tregon si kreu i shtetit serb mbështeste ata që mbronin interesat serbe.

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi vrasja e Esad Pashës në Francë, qeveria serbe vendosi që gjenerali Toptani të varrosej në sektorin ushtarak të rezervuar për ushtrinë serbe në Cimetière de Thiais, në Paris, ku prehet ende edhe sot.

(Kjo rrëfenjë është për të gjithë ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume dhe sheshe për çështjen kombëtare.)

P.S ( vetëm disa vite më parë eshtrat e Shote Galices më në fund janë marrë nga autoritetet kosovare dhe varrosur në Mitrovicë) 

Foto.

1. Varri i Shote Galices pranë një kanali anës rrugës së vjetër që shkon nga Fushë Kruja në Lac. 

2. Hyrja e varrezave Cimitiere de Thias ne jug te parisit ku prehet Gjeneral Esad Toptani.

3. Varri i Gjeneralit Toptani me shënimin “ Vdiq për Atdheun”

 

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme