Foto-Lajm 10 Nëntor 2025, 14:45 Nga VNA

Berisha në SPAK për 21 janarin, VNA siguron fletëthirrjen

Ndaje në Whatsapp
Berisha në SPAK për 21 janarin, VNA siguron fletëthirrjen

SPAK thërret Sali Berishën për të dëshmuar për ngjarjet e dhunshme të 21 janarit. Sipas burimeve ai duhet të paraqitet të premten, datë 14 nëntor 2025.

VNA ka siguruar fletëthirrjen drejtuar ish-kryeministrit, i cili do të japë shpjegime për gjithçka ndodhi brenda ambienteve të godinës së Kryeministrisë gjatë demonstratës së dhunshme ku u vranë 4 qytetarë.

SPAK po heton për të identifikuar urdhëruesin e vrasjeve të qytetarëve. Strasburgu ndërkohë e ka cilësuar 21 janarin si krim shtetëror.

Në bulevardin Dëshmorët e Kombit, para godinës së Kryeministrisë gjatë protestës së opozitës së kohës më 21 janar 2011 u vranë Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Aleks Nika dhe Hekuran Deda. Për vrasjen e Veizit e Myrtaj janë dënuar me 1 vit burg ish-shefi i Gardës Ndrea Prendi dhe me 3 vite burgim ish-gardisti Agim Llupo.

Video

Pas arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i burgut, autoritetet kanë nisur transferimin e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga burgu i Durrësit drejt burgut të sigurisë së lartë në Fier, pasi Durrësi nuk ka regjim të tillë sigurie. Ndoci u arratis gjatë trajtimit mjekësor dhe ende nuk është kapur, pavarësisht kontrolleve intensive. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar tetë persona, ndërsa hetimet vijojnë.

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: “Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta. Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

13 dhjetor 2021. Sali Berisha për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit: Janë bërë transparente dhe do bëhet çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre. Por çdo gjë do bëhet transparente, me fatura dhe gjithçka tjetër. Pas 4 vitesh nuk ka ende asnjë transparencë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme