Foto-Lajm 22 Nëntor 2025, 17:34 Nga VNA

Nga zjarret, te përmbytjet… fermerë e blegtorë të vetëm përballë fatkeqësive

Ndaje në Whatsapp
Nga zjarret, te përmbytjet… fermerë e blegtorë të

Shqipëria vijon të goditet nga një seri fatkeqësish natyrore që përsëriten çdo sezon, ndërsa mekanizmat mbrojtës dhe reagimi institucional mbeten ende të brishtë. Kjo është edhe kryeshtylla e denoncimit të bërë sot nga Ervin Resuli, president i Urdhrit Veterinar, i cili ngre shqetësimin se qytetarët shqiptarë po përballen të pambrojtur me pasojat e zjarreve, përmbytjeve dhe emergjencave të tjera që kthehen në cikël të përvitshëm.

Resuli kujton se vetëm pak muaj më parë vendi luftonte me flakët në zona të ndryshme, ndërsa sot shumë rajone janë nën ujë, duke lënë pas dëme të rënda në banesa, ekonomi familjare dhe infrastrukturë. “Pas disa muajsh do jemi nën borë. Dhe kështu me radhë. Një cikël stinor që na gjen gjithmonë të papërgatitur dhe të pambrojtur”, shprehet ai.

Sipas tij, rreziku për qytetarët nuk vjen vetëm nga natyra. Resuli përmend një sërë problematikash të tjera që, sipas tij, rëndojnë mbi sigurinë publike, përfshirë korrupsionin, kriminalitetin, tregtinë e substancave të rrezikshme, mangësitë në sigurinë ushqimore dhe riskun e sëmundjeve zoonotike që lidhen me mungesën e kontrollit dhe të monitorimit.

Ai thekson se institucionet shpesh kufizohen në deklarata dhe konferenca shtypi, ndërsa në terren mungojnë planet konkrete të reagimit, logjistika dhe transparenca. “’Shqipëria Europiane’ është ekselente në letër. Por në praktikë nuk ka një mekanizëm të fortë për parandalim, reagim dhe kompensim ndaj fatkeqësive. Vetëm improvizim, vetëm propagandë”, nënvizon Resuli.

Ndërkohë që shumë familje në zonat e përmbytura vijojnë betejën me ujin dhe dëmet që ai ka shkaktuar, Resuli apelon për përgjegjësi më të madhe institucionale dhe struktura funksionale që të mbrojnë qytetarët përpara, gjatë dhe pas emergjencave.

Në përfundim të deklaratës së tij, ai u shprehet solidaritet familjeve të prekura nga përmbytjet: “Zoti u dhëntë forcë të gjitha familjeve që sot po përballen me përmbytjet.”

Statusi 

Ministria e Bujqësisë duhet të shkëputet njëherë e përgjithmonë nga ata që mbajnë peng këtë institucion me reforma të vjetruara, komuniste në një vend që synon integrimin europian në një sistem kapitalist. Ministri i ri duhet të shkëputet, e kundërta tregon qartë që do të jetë thjesht një zgjatim i Dhimos dhe Jaupllarit. Ne pritje…

Interesant mbetet fakti se pikërisht zonat elektorale dhe politike të dy zëvendësministrave dhe një deputeti janë më të goditurat nga përmbytjet. Aty ku demagogjia ka qenë ulur këmbëkryq prej vitesh, dhe ku është bërë çdo përpjekje që e vërteta të mos dalë në sipërfaqe me presione dhe pengesa, aty uji ka shtrirë sot ekspansionin e tij.

Për deputetin që shantazhonte, ushtronte presion dhe përpiqej të shtypte protestat e fermerëve ndër vite në qarkun e Fierit e të Beratit; për dy zv.Ministrat që kanë 8 vite në krye të Ministrisë së Bujqësisë – është e vështirë të kuptohet se si arrijnë t’u dalin përpara bashkëfshatarëve të tyre sot apo pse nuk e kan ndaluar permbytjet për 8 vjete ne ate ministri ! 

Ministri, para çdo gjëje tjetër, duhet të shkarkojë menjëherë të dy zëvendësministrat – si Zhukovi nga qielli – dhe më pas të negociojë me qeverinë krijimin e një fondi të posaçëm për dëmshpërblimet në bujqësi e blegtori. Vetëm kështu, pas tërheqjes së ujit, fermerët dhe blegtorët mund të vazhdojnë aktivitetin e tyre normalisht.

Nuk e di çfarë po gënjejnë në Bruksel për bujqësinë dhe blegtorinë sot zv. Ministri Jaupllari apo zv. Ministri Dhimo, të cilët prej 8 vitesh e kanë kthyer ministrinë në pronë private, duke u justifikuar se “i mban Rama” e “nuk i heq njeri”. Por ajo që dihet qartë është se kjo situatë ka ngelur peng i paaftësisë, interesave të ngushta dhe mungesës totale të përgjegjësisë institucionale.

Tani është momenti i së vërtetës... 

Vazhdojm duke gënjyer Brukselin dhe veten apo ndryshojme faqen e sektorit.

 

Video

Përplasje shpërthyese dhe akuza të forta brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Audioja më poshtë, e siguruar nga mbledhja e zhvilluar më 30 prill, zbulon tensione të pazakonta mes anëtarëve të KLP-së, ku debatet degraduan në tone të ashpra dhe përplasje të drejtpërdrejta. Në qendër të konfliktit ishte kryetarja e KLP-së, Mirela Bogdani, dhe anëtari Sokol Stojani, të cilët u përplasën fort për vendimin e marrë më 2 prill lidhur me hapjen e vendeve vakante në institucion. Bogdani kërkoi rikthimin e çështjes për rishqyrtim, ndërsa Stojani e kundërshtoi ashpër këtë lëvizje, duke ndezur një debat që përfshiu më pas edhe anëtarë të tjerë të Këshillit.

Panik dhe alarm në aeroportin “Eleftherios Venizelos” në Athinë, pasi një avion Airbus A321 i kompanisë Lufthansa me 177 pasagjerë dhe 7 persona të ekuipazhit u detyrua të kryente ulje emergjente për shkak të një problemi teknik. Sipas mediave greke, problemi teknik u konstatua gjatë fluturimit, ndërsa rreth orës 18:35 piloti kërkoi kthim emergjent në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Ulja u realizua pa probleme, megjithatë menjëherë pas ndalimit të avionit u aktivizuan procedurat e evakuimit emergjent. Stjuardesat hapën dyert e avionit, aktivizuan rrëshqitëset fryrëse të emergjencës dhe u kërkuan pasagjerëve të largoheshin sa më shpejt nga kabina siç pasqyrohet edhe në një video që po bën xhirron e mediave greke. Sipas autoriteteve greke, si ekuipazhi ashtu edhe të gjithë pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore. Gjatë evakuimit pati dy lëndime të lehta.

Një video e jashtëzakonshme e publikuar nga NASA tregon momentet kur astronautët e misionit Artemis II eksperimentojnë me një pikë uji brenda kapsulës Orion, duke shfrytëzuar kushtet e mikrogravitetit gjatë udhëtimit historik rreth Hënës. Në videon e publikuar, një pikë uji shihet duke formuar një sferë pothuajse perfekte që noton lirshëm në kabinë. Astronauti Jeremy Hansen, për herë të parë në hapësirë, shihet duke vëzhguar sferën transparente, ku reflektimi i tij shfaqet i përmbysur për shkak të thyerjes së dritës. Më pas ai e manipulon me kujdes sferën e ujit përmes një kashte, duke e lënë sërish të notojë në mikrogravitet. NASA shpjegon se ky fenomen ndodh për shkak të mungesës së gravitetit, ku forcat e tensionit sipërfaqësor bëjnë që uji të marrë formën më të qëndrueshme, atë të një sfere.

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Gaziantep, ku një 31-vjeçar dhe një grua morën peng një shofer taksie nën kërcënimin e armës dhe tentuan të arratiseshin nga policia. Gjatë ndjekjes, autori hapi zjarr ndaj policisë nga brenda taksisë, ndërsa shoferi 58-vjeçar shfrytëzoi momentin për t’i marrë armën dhe për ta çarmatosur. Menjëherë më pas, policia ndërhyri dhe arrestoi dy autorët. Shoferi mbeti i plagosur lehtë në gisht, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme