Foto-Lajm 21 Nëntor 2025, 16:27 Nga VNA

Bllokohen raportet ne faqen e Ministrisë së Shëndetësisë

Ndaje në Whatsapp
Bllokohen raportet ne faqen e Ministrisë së

Ndonëse duhet të jenë transparente dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë ka bllokuar raportet e publikuara më herët në faqen e saj.

Në raportet epublikuara më herët ishin gjetjet në lidhje me numrin e pacientevë që janë kanë marrë shërbim,si dhe monitorime gjatë gjithë vitit.

Nuk dihet nëse ky bllokim është për ridimensionimin e faqes së ministres së re, apo një fshehje informacioni.

Video

Në selinë e PD pritet të nisë mbledhja e Kryesisë, ku do të diskutohet për protestat e paralajmëruara, por edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhje i pranishëm dhe Ervin Salianji.

16 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që kanë goditur enklavën. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të cilët vdiqën nga ekspozimi ndaj të ftohtit. Sipas Mbrojtjes Civile, 13 shtëpi u shembën nga moti i keq, ndërsa shumë familje palestineze mbetën pa strehë pasi tendat e improvizuara u shkatërruan. UNICEF paralajmëron se temperaturat gjatë natës bien në 8–9 gradë dhe kushtet e rënda sanitare rrisin rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës supermarketin në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00 pas mesnate dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e supermarketit. Për shkak të intensitetit të zjarrit, në vendngjarje kanë ndërhyrë disa mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Vau-Dejës dhe Lezha, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në objektet përreth. Si pasojë e zjarrit, supermarketi është shkrumbuar pothuajse plotësisht, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të mëdha.

11 vjeçari ukrainas dëshmon në Parlamentin Europian: Mamaja më vdiq. Unë kam bërë 36 operacione Unë quhem Roman, jam 11 vjeç. Më 13 korrik 2022, unë dhe mamaja ime ishim në një klinikë në Vinnytsia, kur atje ranë tre raketa ruse. Ajo ishte hera e fundit që e pashë». Me këto fjalë tronditëse, Roman Oleksiv, një djalë njëmbëdhjetëvjeçar nga Lviv, dëshmoi para Parlamentit Evropian tmerrin e luftës. I mbijetuar si me mrekulli, ai rrëfeu traumën e përjetuar: «E pashë të shtypur nën rrënoja; shihja vetëm flokët e saj. E preka me dorë dhe nisa të gërmoja. Kam qenë 100 ditë në koma, kam kryer 36 operacione dhe kam kaluar pothuajse tre vite në trajtim». Fjalimi i tij, i thënë me një zë të qetë e të fortë, pavarësisht moshës së vogël, preku thellë të gjithë sallën: njëra nga përkthyeset nuk arriti t’i mbante lotët. Roman e mbylli me një thirrje plot shpresë: «Doja t’ju thosha se së bashku jemi të fortë dhe se nuk duhet të dorëzoheni kurrë. Ndihmoni fëmijët ukrainas». Videoja e dëshmisë u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda edhe nga lideri i Azione-s, Carlo Calenda, i cili në X shkroi: «E dedikuar çdo mbështetësi të padenjë të agresorëve rusë, të paguar dhe jo».

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme