Një media venezueliane ka publikuar foton e parë të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, pas arrestimit të tij dhe të bashkëshortes nga forcat amerikane të Delta Force.
Radioja WRadio bëri publike një fotografi ku Maduro shihet brenda një helikopteri, me pranga në duar. Në imazh, ai mban veshur rroba me ngjyrë të çelët dhe është ulur, i shoqëruar nga dy persona të veshur me uniforma kamuflazhi, një në të majtë dhe një në të djathtë të tij.
Publikimi i fotos vjen në vazhdën e zhvillimeve të forta politike dhe ushtarake që kanë pasuar operacionin amerikan në Karakas, i cili ka tronditur skenën politike në Venezuelë dhe më gjerë.
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen:
“Groenlanda i përket popullit të saj. Prandaj, i takon Danimarkës dhe Groenlandës, dhe vetëm atyre, të vendosin për çështjet që lidhen me Danimarkën dhe Groenlandën. Groenlanda është pjesë e NATO-s.”

Dy anije cisternë u shënjestruan nga një sulm me dronë në Detin e Zi, i raportuar në orët e para të mëngjesit në një zonë detare pranë portit të Novorossiysk. Në rrjetet sociale është publikuar një video ku shihet momenti kur një dron godet cisternën “Delta Harmony”, megjithëse rrethanat e plota të sulmit mbeten ende të paqarta.
Sipas të dhënave, njëra prej cisternave është “Delta Harmony”, e operuar nga kompania greke Delta Tankers, e cila pritej të ngarkonte naftë nga Tengizchevroil. Anija tjetër është “Matilda”, e operuar nga kompania greke Thenamaris, e planifikuar për të ngarkuar naftë nga Karachaganak.

13 dhjetor 2021. Sali Berisha për shpenzimet e Kuvendit të Rithemelimit:
Janë bërë transparente dhe do bëhet çdo qindarkë për shpenzimet e Kuvendit, të cilat ju garantoj se janë minimumi 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij Lulzim Basha në mediat e tyre. Por çdo gjë do bëhet transparente, me fatura dhe gjithçka tjetër.
Pas 4 vitesh nuk ka ende asnjë transparencë.

Disa qindra fermerë u mblodhën sot përpara Asamblesë Kombëtare në Paris për të protestuar kundër marrëveshjes tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Mercosur-it.
Gjatë protestës, fermerët ndërmorën një veprim simbolik duke derdhur rreth 25 tonë patate përpara ndërtesës së Asamblesë Kombëtare, si shenjë kundërshtimi ndaj politikave që, sipas tyre, rrezikojnë seriozisht bujqësinë vendase franceze.
Protestuesit shprehën shqetësimin se marrëveshja me Mercosur-in do të lehtësonte importin e produkteve bujqësore nga Amerika e Jugut, të cilat prodhohen me standarde më të ulëta mjedisore dhe sociale, duke krijuar konkurrencë të padrejtë për fermerët evropianë.