Foto-Lajm 9 Dhjetor 2025, 13:23 Nga VNA

Lahuta shqiptare futet zyrtarisht në UNESCO

Ndaje në Whatsapp
Lahuta shqiptare futet zyrtarisht në UNESCO

Një nga thesaret më të çmuara të identitetit kulturor, arti i të luajturit, të kënduarit dhe bërjes së lahutës, është përfshirë zyrtarisht në pasurinë botërore të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s në listën për nevojë urgjente mbrojtje.

Arti i të kënduarit, të luajturit dhe bërja e lahutës përfaqësojnë një element thelbësore të identitetit në hapësirën shqiptare rurale të kultivuar ndër shekuj në krahinat veriore dhe përtej që nga Malësia e Madhe, Dukagjini, Malësia e Gjakovës, Rugova, Drenica, Plava dhe Gucia. Eposi i Kreshnikëve dhe balada të traditës shqiptare veriore, në duart e lahutarit kanë shprehur në shekuj virtytet e trimërisë, qëndresës, nderit, besës dhe mikpritjes.

Ky sukses është rezultat i një procesi të gjatë, kërkimor të udhëhequr nga grupi i studiuesve: Vaso Tole, Shaban Sinani, Rigers Halili, Armanda Hysa dhe Susane Ogge.

Puna e tyre, së bashku me sesionet komunitare dhe kërkimet në terren, finalizoi një dosje të standardeve më të larta të UNESCO-s, e dorëzuar në mars 2024.

 

 

Video

Në selinë e PD pritet të nisë mbledhja e Kryesisë, ku do të diskutohet për protestat e paralajmëruara, por edhe për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Kryetari i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, ka kërkuar që kjo çështje të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese. Në mbledhje i pranishëm dhe Ervin Salianji.

16 persona kanë humbur jetën në Rripin e Gazës gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta që kanë goditur enklavën. Mes viktimave janë edhe tre fëmijë, të cilët vdiqën nga ekspozimi ndaj të ftohtit. Sipas Mbrojtjes Civile, 13 shtëpi u shembën nga moti i keq, ndërsa shumë familje palestineze mbetën pa strehë pasi tendat e improvizuara u shkatërruan. UNICEF paralajmëron se temperaturat gjatë natës bien në 8–9 gradë dhe kushtet e rënda sanitare rrisin rrezikun e përhapjes së sëmundjeve.

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës supermarketin në zonën e Kryebushatit, në Bashkinë Vau-Dejës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Flakët kanë shpërthyer rreth orës 01:00 pas mesnate dhe janë përhapur me shpejtësi në të gjithë ambientin e supermarketit. Për shkak të intensitetit të zjarrit, në vendngjarje kanë ndërhyrë disa mjete zjarrfikëse nga Shkodra, Vau-Dejës dhe Lezha, të cilat kanë punuar për disa orë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në objektet përreth. Si pasojë e zjarrit, supermarketi është shkrumbuar pothuajse plotësisht, ndërsa dëmet materiale raportohen të jenë të mëdha.

11 vjeçari ukrainas dëshmon në Parlamentin Europian: Mamaja më vdiq. Unë kam bërë 36 operacione Unë quhem Roman, jam 11 vjeç. Më 13 korrik 2022, unë dhe mamaja ime ishim në një klinikë në Vinnytsia, kur atje ranë tre raketa ruse. Ajo ishte hera e fundit që e pashë». Me këto fjalë tronditëse, Roman Oleksiv, një djalë njëmbëdhjetëvjeçar nga Lviv, dëshmoi para Parlamentit Evropian tmerrin e luftës. I mbijetuar si me mrekulli, ai rrëfeu traumën e përjetuar: «E pashë të shtypur nën rrënoja; shihja vetëm flokët e saj. E preka me dorë dhe nisa të gërmoja. Kam qenë 100 ditë në koma, kam kryer 36 operacione dhe kam kaluar pothuajse tre vite në trajtim». Fjalimi i tij, i thënë me një zë të qetë e të fortë, pavarësisht moshës së vogël, preku thellë të gjithë sallën: njëra nga përkthyeset nuk arriti t’i mbante lotët. Roman e mbylli me një thirrje plot shpresë: «Doja t’ju thosha se së bashku jemi të fortë dhe se nuk duhet të dorëzoheni kurrë. Ndihmoni fëmijët ukrainas». Videoja e dëshmisë u bë virale në rrjetet sociale dhe u shpërnda edhe nga lideri i Azione-s, Carlo Calenda, i cili në X shkroi: «E dedikuar çdo mbështetësi të padenjë të agresorëve rusë, të paguar dhe jo».

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme