Vendpushimi përgjatë aksit kombëtar Elbasan–Tiranë, pak metra para hyrjes së tunelit, është kthyer në një pikë të ndotur alarmante. Siç shihet edhe në foto, zona është e mbuluar nga mbeturina të hedhura pa kriter. Shishe plastike, qese, letra dhe mbetje të tjera janë shpërndarë përgjatë rrugës dhe anës mbrojtëse.






















