Politika 27 April 2025, 18:15 Nga VNA

6 milionë dollarë për “non grata-n”! Rama: Më shumë se gjithë fondet për partitë

Ndaje në Whatsapp
6 milionë dollarë për “non grata-n”! Rama: Më

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të kontratës së Partisë Demokratike për lobimin në SHBA, një marrëveshje që kap vlerën e 6 milionë eurove. Gjatë takimit me gratë dhe vajzat socialiste të Vlorës, Rama nuk e fshehu ironinë për këtë shumë parash.

“Unë besoj që të gjitha ju që jeni këtu sot ashtu si të gjithë të tjerët që e ndjekin këtë ballafaqim jeni sot të habitura nga fakti që janë paguar 6 milionë euro, thuhet nga patriot, ju kujtohet se edhe herën e kaluar Luli për 500 mijë u bë leckë edhe ai tha u mblodhën disa patriot.

Rama risolli në vëmendje dhe deklaratat e eksponentëve të opozitës, për heqjen e “Non Grata-s” pas ndryshimit të administratës amerikane.

“6 milionë euro për të hequr damkën e një personi ‘non grata’ janë shumë për të mos bërë pyetjen se ku i gjetën gjithë ato para dhe si mundet që thjeshtë dhe vetëm për hallin e një njeriu të paguhen më shumë para se sa shteti i jep për të gjitha partitë politike të marra së bashku, është edhe pak e çuditshme se ne na thanë se sa të vinte Trump do të ikte non grata tani na u dashkan edhe 6 milionë euro me shprese se do të hiqet non grata dhe sikur të rri dhe sikur të iki kjo nuk është çështja e shumicës dërrmuese të shqiptarëve që janë sot në një moment historik”, -tha ai.

Sot, Partia Demokratike ka konfirmuar se ka nënshkruar një kontratë lobimi në SHBA. Pasi media publikoi kontratën e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm Flamur Noka, PD deklaroi se: “Kontributi financiar për realizimin e këtij qëllimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë prej dekadash në SHBA, si dhe nga demokratë të tjerë të larguar nga Shqipëria gjatë këtyre 10 viteve për shkak të regjimit të Edi Ramës.”

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme