Politika 26 April 2025, 22:34 Nga VNA

Deputetët e PL-së me votat demokrate, Meta:  Do t'u japim më shumë sesa marrim

Ndaje në Whatsapp
Deputetët e PL-së me votat demokrate, Meta:  Do t'u japim

Kreu i Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka kohë mjaftueshëm për të shkruar letra. Në një intervistë  për media nga qelia deklaron se fushata e tij zhvillohet përmes letrave, duke shkruar mbi 100 letra në ditë për mbështetësit dhe bashkëpunëtorët. Teksa shprehet i  sigurt që partia e tij do të marrë 12 mandate në zgjedhjet e 11 majit.  Ai akuzon qeverinë për arrestimin e tij në mënyrë banditeske për të ndikuar në zgjedhje, por theksoi se strukturat e partisë po punojnë fort dhe janë në rrugë të mbarë drejt suksesit. Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, pranoi se forca e tij politike në të shkuarën ka marrë mandate nga Partia Demokratike, duke mirëkuptuar faktin që për disa demokratë aleanca mes dy partive shihet si barrë.

“Partia e Lirisë është Parti kontribuuese dhe kurajoze. Nuk i kemi marrë mandate PD-së, por do t’i japim shumë më tepër, duke nisur nga Tirana e në të gjithë Shqipërinë. Fuqia e Partisë së Lirisë është edhe garancia për rrotacionin e tretë dhe më historik që ajo do i japi Shqipërisë, pas atij të 2005, kur i hoqi 20 mandate PS-së që bllokoi integrimin, pas atij të 2013 kur e detyroi Edi Ramën të votonte para zgjedhjeve, tre ligjet që bllokonte për integrimin. Kështu që demokratët të luftojnë fort në terren siç lufton Berisha dhe çdo gjë është ok”, tha Meta.

Në vitin 2009, me votat e LSI Sali Berisha ruajti postin e kryeministrit. Katër vite më vonë ishte Edi Rama që përfitoi nga aleanca me partinë e Metës. Këtë herë, kë sheh Meta si kryeministër? Absolutisht vetëm Berishën dhe shumë më të mirë se Berishën e dytë”. Për A2CNN.

Video

Pas deklaratës së Zelenskit në Beograd, protestuesit në ditën e 71 kaluan para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës me thirrjet “UÇK” Arsyeja ka lidhje me deklaratën e djeshme të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Beograd, ku ai konfirmoi se Ukraina nuk ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës, ndaj protestuesit kanë marshuar para ambasadave të Serbisë dhe Ukrainës. Gjatë kalimit pranë selive diplomatike, ata kanë brohoritur “UÇK”, duke e kthyer protestën në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj qëndrimit të Kievit, i cili në Tiranë dhe Prishtinë u prit me pakënaqësi .

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

Një peshk i madh është filmuar duke ndjekur nga afër një pushues në plazhin e Marbellës, në Spanjë. Pamjet tregojnë momentin kur peshku i afrohet pushuesit, duke shkaktuar habi dhe kuriozitet te personat që ndodheshin pranë bregut.

Një avion Boeing 757 i kompanisë Delta Air Lines, me 199 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë ekuipazhi në bord, u evakuua në aeroportin ndërkombëtar Hartsfield-Jackson të Atlantës, pasi tymi u fut në kabinën e pilotëve pak pas ngritjes. Ekuipazhi ndoqi procedurat e emergjencës dhe vendosi të rikthehej në aeroport. Pas uljes, pasagjerët u evakuuan përmes rrëshqitëseve të emergjencës në një rrugë lidhëse të aeroportit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme