Politika 26 April 2025, 18:04 Nga VNA

Zgjedhjet/ Rama dyshon për "tradhti" në Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Zgjedhjet/ Rama dyshon për "tradhti" në Tiranë

Tirana, si një ndër pesë qarqet më të mëdha në vend mund të prodhojë shumë surpriza në zgjedhjet e 11 Majit. Si një ndër fushëbetejat ku të gjitha partitë pjesëmarrëse në zgjedhje kanë kandidatë, si PD ashtu dhe PS kanë mobilizuar energjitë e tyre më të shumta.

Numri i lartë i banorëve në këtë qark mund të favorizojë votat por kandidatët e shumtë dhe mbi të gjitha lufta në listat e hapura, kanë krijuar hije dyshimi për "përçarje" dhe rrjedhje votash në kampin e Partisë Socialiste.

Sot, teksa mbahej dita e zisë kombëtare, në respekt të Papa Françeskut, kreu socialist Edi Rama ka mbledhur strukturat e Partisë Socialiste.

Nga një takim informal me strukturat e PS në Tiranë, kryesocialisti dha urdhra të qartë: pa ndërhyrje në zonat e njëri-tjetrit, pa përplasje publike, vetëm fokus tek fitorja e numrit 5!

Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Rama ka qenë i prerë me kandidatët, ndërsa u ka kërkuar të ndalojnë "luftën e brendshme", pasi në Tiranë gara është e ethshme: 37 emra në listë të hapur luftojnë për çdo votë.

Por nuk mbaroi me kaq. Një tjetër alarm u dha për votën e diasporës. Kryesocialisti vuri gishtin mbi problematikat që po dalin në Greqi dhe i kërkoi strukturave të hyjnë në kontakt urgjent me emigrantët shqiptarë: "Mos lini asnjë votë të humbasë!"

Në një moment delikat për fushatën, Rama kërkoi disiplinë, bashkëpunim dhe një fushatë të unifikuar, larg përplasjeve që rrezikojnë të godasin Partinë Socialiste në zemër të saj: Tiranën.

Video

Alarm në Durrës/ 25-vjeçarja britanike gjendet e pajetë në apartament, pranë saj fëmija 2-vjeçar

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme