Politika 25 April 2025, 13:06 Nga VNA

Reagon Xhelal Mziu/ Jam i pafajshëm, te hetojë SPAK

Ndaje në Whatsapp
Reagon Xhelal Mziu/ Jam i pafajshëm, te hetojë SPAK

Pas incidentit të ndodhur dje në Ostren të Bulqizës, deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka reaguar ashpër duke akuzuar Partinë Socialiste për intimidim dhe shantazhe ndaj qytetarëve gjatë fushatës. Ai deklaroi se në takimin e opozitës në këtë zonë, përfaqësues të PS-së, përfshirë punonjës të ndihmës ekonomike dhe mbështetës të kandidatit socialist, kanë kërcënuar qytetarët për heqjen e ndihmës ekonomike në rast të pjesëmarrjes në takimet e PD-së.

Mziu pretendoi se situata u përshkallëzua kur babai i kandidatit të PS-së dhe mbështetës të tij sulmuan fizikisht përfaqësues të PD-së. Ai akuzoi gjithashtu policinë e Dibrës për manipulim të ngjarjes dhe refuzim për të marrë denoncime nga opozita, duke theksuar lidhjet familjare mes drejtorit të policisë dhe autorëve të dyshuar.

Ky nuk është incidenti i parë i Xhelal Mziut. Në vitin 2021 gjatë fushatës zgjedhore në Elbasan, kur një mbështetës i Partisë Socialiste humbi jetën pas një incidenti të rëndë, Mziu u vu në qendër të kritikave për një deklaratë të fortë ku tha se “kështu do të pësojnë të gjithë ata që guxojnë të prekin votat e demokratëve”. Ai më vonë kërkoi ndjesë publike për deklaratën, duke pranuar se ishte një deklaratë e papërshtatshme në rrethanat e ngjarjes.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme