Politika 24 April 2025, 09:09 Nga VNA

Rama në fushatë: “Timoni, tepsia, pasaporta – të gjitha kanë funksionuar. Burrat që s’na mbështesin, janë çyrykë politikisht”

Ndaje në Whatsapp
Rama në fushatë: “Timoni, tepsia, pasaporta – të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave për stilin e tij të fushatës, duke komentuar metaforat që ka përdorur ndër vite – nga “timoni” dhe “tepsia”, tek “pasaporta”. Në një dalje publike, ai tha se të gjitha këto metafora kanë përfaqësuar objektiva të rëndësishëm dhe janë përmbushur me sukses, veçanërisht reformat në drejtësi.

“Thosha ma jepni timonin, se ndryshe nuk bëhet reforma në drejtësi. U bë apo nuk u bë? Timoni e bëri. Sepse nëse nuk do ishim forca e vetme me këtë vendosmëri, nuk do bëhej.”

Rama theksoi se ata që janë kundër SPAK-ut dhe drejtësisë së pavarur janë pikërisht ata që duan të ruajnë sistemin e vjetër. Ai gjithashtu kritikoi opozitën që, sipas tij, përpiqet të përdorë luftën kundër korrupsionit si argument kundër mazhorancës.

Ndërsa i quajti “të pabesueshëm” ata që kanë pasur poste në qeveritë e kaluara dhe sot ndodhen në telashe me drejtësinë, Rama shtoi:

“Kanë gjysmën e qeverisë në burg, si mund t’i votoni këta hajdutë? Ata janë nga kabineti i parë, i dytë, fillimi i mandatit të tretë, por kjo s’ka rëndësi. Ajo që ka rëndësi është që ne e kemi bërë drejtësinë të pavarur.”

Rama reagoi dhe ndaj kritikave për përdorimin e muzikës “tallava” në fushatë, duke e quajtur pjesë të “thesarit të kulturës shqiptare”.

“Kjo historia me këngë e valle do ta përdorin edhe të tjerët. Ata që e përçmojnë këtë, janë përçmues të kulturës shqiptare.”

Për deklaratën e tij nga Dibra, ku i quajti disa burra që mbështesin opozitën “çyrykë”, Rama sqaroi se nuk ka ofenduar të gjithë burrat, por vetëm “gjysmën që nuk mbështet PS-në”.

“Kam thënë ‘gjysma tjetër janë çyrykë politikisht’. Burrat dibranë nuk janë ofenduar fare, përkundrazi – do i shikoni në zgjedhje.”

Ai iu rikthye edhe polemikave për termin “autizëm politik”, për të cilin tha se ka kërkuar ndjesë publike.

“Autizmi politik është një term i përdorur në literaturën akademike, por ishte gabim dhe kërkova ndjesë. Sinqerisht. Ma gjeni një tjetër lider politik që ka kërkuar ndjesë.”

Rama përmbylli fjalën e tij duke u mbrojtur ndaj akuzave për shpenzime të tepërta dhe gjuhë të ashpër, duke theksuar se shpesh është viktimë e manipulimeve mediatike.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme