Politika 22 April 2025, 12:18 Nga VNA

Policia në zgjedhje, si do zbulohet fotografimi dhe shitja e votës

Ndaje në Whatsapp
Policia në zgjedhje, si do zbulohet fotografimi dhe shitja e votës

Qindra forca të uniformave blu do të mobilizohen për të mbikqyrur ditën e zgjedhjeve.  Fokus mbrojtja e votës dhe dokumentimi i çdo rasti të shitjes apo fotografimit të saj do penalizohet. Agron Çeli, i cili mban postin e drejtorit të Rendit Publik në Policinë e Shtetit zbuloi për A2 CNN mënyrën si forcat e rendit do të ndërhyjnë në rast të problematikave jashtë dhe brenda qendrave të votimit në zgjedhjet e 11 Majit. Ligji e përcakton që efektivët e policisë do të dislokohen 150 metër larg QV-ve, ndërsa Çeli nënvizoi se çdo paligjshmëri si fotografim i votës apo të tjera, nuk do të mbeten pa ndëshkuar. “Asnjë qytetar në rast se evidentohet nuk do të mbetet pa ndëshkuar nga strukturat e posaçme kundër krimeve zgjedhore. Ndërhyrja e Policisë së Shtetit dhe bashkëpunimi me strukturat e KQZ do të jetë sipas përcaktimeve. Dislokimi i forcave të Policisë së Shtetit do të bëhet 150 metër larg QV-ve. Për të bashkëpunuar dhe për të ndërhyrës sipas vendimit të fundit të KQZ janë caktuar dy koordinatorë që me evidentimin e rastit do të njoftojnë sallat e kontrollit të drejtorive vendore ose drejtuesin e shërbimit dhe menjëherë policia do të marrë masa për ndërhyrjen në ambientet e jashtme. Në ambientet e brendshme, Sekretari i Komisionit të QV-së njofton Policinë e Shtetit dhe efektivët menjëherë ndërhyjnë në qendrën përkatëse të votimit”, shpjegoi Çeli.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme