Politika 22 April 2025, 10:38 Nga VNA

Blendi Gonxhe: Pa Erion Veliajn, fushata në Tiranë nuk është njësoj

Ndaje në Whatsapp
Blendi Gonxhe: Pa Erion Veliajn, fushata në Tiranë nuk është

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhje, tha për emisionin “Ekspres” në RTSH 1 se mungesa e kryebashkiakut Erion Veliaj ndikon në fushatën elektorale në kryeqytet.

“Nuk mund të themi se jemi njësoj. Ka një gjë që ndikon dhe do ta shohim deri në fund se çfarë do të jetë kjo në kuptimin e votave apo çfarë do të kemi mësuar. Kjo situatë e padëshirueshme na ka bërë më të bashkuar, më të fortë dhe më të kujdesshëm në çdo gjë që bëjmë tani,” tha Gonxhja.

Ai theksoi se për shkak të kësaj situate në Tiranë janë përfshirë figura me eksperiencë të gjatë, përfshirë edhe vetë kryeministrin. Sipas tij, qëllimi është jo thjesht fitorja, por cilësia e saj.

“Një dëm i jashtëzakonshëm do t’i ndodhte kryeqytetit nëse do të kishte ndonjë cedim ose ndryshim në qeverisjen qendrore. Një dëm po ashtu i madh do i ndodhte kryeqytetit në rast se do të kishte një kthim pas për qeverisjen vendore,” u shpreh ai.

Video

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme