Politika 20 April 2025, 22:19 Nga VNA

Akuzat e Nokës: “Safet Bajri dhe Suel Çela po blejnë vota për PS, por fundi i tyre po vjen”

Ndaje në Whatsapp
Akuzat e Nokës: “Safet Bajri dhe Suel Çela po blejnë vota

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, lëshoi akuza të ashpra ndaj eksponentëve të njohur të botës së krimit, duke përmendur me emër Safet Bajrin dhe Suel Çelën si pjesë e një skeme për blerje votash në mbështetje të Partisë Socialiste. Në një intervistë për “Off the Record” në A2 CNN, Noka paralajmëroi se “këta minj që ndjejnë tërmetin të parët” do të përfundojnë pas hekurave dhe se opozita nuk do të bëjë asnjëherë paqe me ta.

Ai shtoi se fitorja e opozitës është e sigurt dhe se pas saj do të vijë konsolidimi i qeverisë së Sali Berishës. Noka theksoi se ardhja në Shqipëri e strategut amerikan La Civita është një mesazh i qartë se SHBA nuk mbështet krimin, por qëndron në krah të opozitës.

“Amerika nuk është me kokainën, inceneratorët dhe Portin e Durrësit, por me Sali Berishën”, tha Noka.

“Kontrata me strategun e fitores së Trump është firmosur nga unë dhe zgjat deri në fund të vitit.”

“La Civita ka ardhur për të çmontuar kukullën e Sorosit dhe për të ndërtuar fitoren,” përfundoi Noka.

Video

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar sot në Kaninë , ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, automjetet janë përfshirë nga flakët. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi Flamur Kabello, i cili udhëtonte me automjetin tip BMW. Ndërkohë, në spital janë transportuar drejtuesi i mjetit tip Benz dhe katër shtetas egjiptianë që udhëtonin me të, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Sipas dyshimeve paraprake, aksidenti mund të jetë shkaktuar nga një manovër e gabuar dhe shpejtësia e lartë e njërit prej mjeteve të përfshira, ku dyshohet se bëhet fjalë për automjetin tip Benz. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vijojnë.

Blogerja e njohur Dea Mishel, ish banore e Big Brother i përgjigjet Edi Ramës …

Protestuesit vijojnë rrugëtimin nëpër Tiranë teksa pritet të rimblidhen para Kryeministrisë

Qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive?

Bashkohuni me grupin tonë privat.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme