Politika 19 April 2025, 13:11 Nga VNA

Berisha nga Dibra: Rama me gjuhën e pushtuesit dhe kopukut

Ndaje në Whatsapp
Berisha nga Dibra: Rama me gjuhën e pushtuesit dhe kopukut

Sali Berisha premtoi sot se do t’u kthejë paratë qytetarëve shqiptarë. Në një takim në Dibër, kryetari i PD u tha të pranishmëve në takim se tashmë ai nuk ka më asnjë ambicie për pushtet apo për luks, por thjesht për t’u rikthyer dinjitetin shqiptarëve. Me premtimin e ngjashëm me atë të kthimit të parave që shqiptarët lanë në firmat piramidale, Sali Berisha tha se në qeverisjen e tij do të rriten rrogat dhe mirëqenia, duke kujtuar qeverisjen e tij 2005-2013.

Para dibranëve, Sali Berisha përmendi dhe një herë vlerat e familjes tradicionale, duke risjellë premtimin e PD-së se në qeverisjen e tij nuk do të ketë kurrë prind 1 dhe prind 2 dhe kjo do jetë e sanksionuar në ligj.

Në fund, ai i dha përgjigje dhe Edi Ramës, që mburret me Rrugën e Arbrit, duke i kujtuar se nuk ka ndërtuar ende Rrugën e Lurës.

“Në Dibër ti erdhe me gjuhën e pushtuesit dhe kopukut. Burrat e Dibrës janë si malet e Dibrës, mjerë ai që i sulmon,” tha Berisha duke iu përgjigjur kështu deklaratave të Ramës nga ky qytet.

Video

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme