Politika 19 April 2025, 10:53 Nga VNA

Belind Këlliçi i bashkohet Besart Xhaferrit: Nëse humb zgjedhjet, kryetari i PD-së duhet të zbatojë statutin dhe të largohet

Ndaje në Whatsapp
Belind Këlliçi i bashkohet Besart Xhaferrit: Nëse humb

 

Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV, deklaroi se, sipas statutit të Partisë Demokratike, kryetari duhet të japë dorëheqjen në rast se partia humb zgjedhjet më 11 maj.

A do të zbatojë PD statutin për kryetarin Sali Berisha? Këlliçi shprehet se ky rregull vlen edhe për zotin Berisha, por thekson se fokusi kryesor për të mbetet fitorja në 11 maj, jo skenarët e mundshëm të humbjes.

Pas deklaratës së kryetarit të Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri, i cili tha se Berisha duhet të largohet nëse humb zgjedhjet, ky është rasti i dytë që një deputet i listës së mbyllur artikulon të njëjtin qëndrim. Nuk dihet nëse kjo është një qasje e koordinuar, por marrëdhënia e gjatë e bashkëpunimit mes Këlliçit dhe Xhaferrit lë të kuptohet se qëndrimi i tyre mund të mos jetë rastësor.

Të flasësh për statut dhe rregulla në një parti si ajo e drejtuar nga Berisha mund të duket utopike. Megjithatë, konceptimi i një “kryengritjeje në pallat”, sidomos duke parë rezultatet e sondazheve dhe pritshmëritë, nuk është një fenomen i paprecedent.

Ajo që duket e sigurt është se, pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve, Sali Berisha nuk ka gjasa të japë dorëheqjen nga drejtimi i PD-së, dhe arsyetimet për këtë, siç pretendohet, i ka përgatitur që tani. Çka mbetet e paqartë është qëndrimi që do të mbajnë disa deputetë të tjerë të listës së mbyllur.

A do t’i bashkohen Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj apo Jorida Tabaku (nëse do të zgjidhet në parlament) grupit të rebelimit kundër Berishës? Kjo pritet të qartësohet më 12 maj, kur PD do të gjendet sërish përballë një udhëkryqi të ri dhe, ndoshta, një përçarjeje tjetër.

Video

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

Protesta e paralajmëruar e PD para Parlamentit. Ndërkohë brenda në sallë janë vetëm 3-4 deputetë të opozitës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme