Politika 18 April 2025, 21:56 Nga VNA

“Çyryk” dhe “i tredhur”: si po degradon debati politik 3 javë para zgjedhjeve parlamentare

Ndaje në Whatsapp
“Çyryk” dhe “i tredhur”: si po degradon debati

Ndërkohë që fushata po i afrohet 11 majit, kryetarët e dy partive kryesore, PS dhe PD, përveç premtimeve të pafunda, nuk kursejnë as fyerjet dhe fjalët denigruese ndaj njëri-tjetrit. Ditën e djeshme ishte kryeministri Edi Rama, i cili në takimin që zhvilloi me gra në Dibër, tha se “gjysma e burrave janë çyrykë, nëse votojnë sërish ‘kënetën’”.

Fjalën “çyryk” Rama e përdori edhe në takimin elektoral që pati sot në qytetin e Lezhës, kur tha se “në momentin që insiston që je me kënetën e ka thënë me fjalët e veta që është çyryk”.

Nuk mungoi as përgjigjja me të njëjtin nivel epitetesh e kreut të PD, Sali Berisha, i cili gjatë takimit në Kamëz tha se kryeministri nuk e kishte kaluar dot Qafën e Buallit pa e tredhur dibranët. Për tu bërë më bindës në këtë krahasim, kreu demokrat shtoi se “dibranët janë të mençur dhe e dinin se i tredhuri nuk tredhet më”.

“Shkoi në Peshkopi dhe me gjuhën e një kopuku u tha grave se gjysma juaj i ka burrat çyrykë. I them Ramës se në ligj e në Kanun, Qafën e Buallit s’e kishe kaluar kurrë pa të tredhur dibranët. Por ata, nuk ka burra më të mençur, e dinin se i tredhuri nuk tredhet më. Kaq mund t’i themi,” – u shpreh Berisha.

Ndërsa qytetarët presin alternativa, debat idesh dhe përballje platformash qeverisjeje, kryeministri ia ka dalë të fusë në spiralen e tij të diskursit politik edhe kryetarin e opozitës. Pas shkëmbimit epiteteve mes tyre që zënë në fakt dhe vendin kryesor në lajmet e përditshme dhe në rrjetet sociale qëndron paaftësia e Edi Ramës për të bërë një analizë me vërtetësi të qeverisjes së tij 12-vjeçare… dhe diletantizmi i opozitës, që bëhet zëri i dytë në duetin e kotësive pa asnjë interes për shqiptarët.

Video

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme