Politika 18 April 2025, 13:26 Nga VNA

Dumani: Ndjejmë përgjegjësi për besimin që shoqëria ka ndaj SPAK, por jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë sfida ende për të çrrënjosur korrupsionin

Ndaje në Whatsapp
Dumani: Ndjejmë përgjegjësi për besimin që

Nga Fakulteti i Shkencave Politike në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës, kreu i SPAK nënvizoi në fjalën e tij sfidat me të cilat përballet institucionet e drejtësisë në luftën kundër krimit të organizuar. “Beteja kundër krimit të organizuar mbetet një sfidë madhore për institucionet e drejtësisë në vend”, deklaroi ai. Dumani theksoi se besimi dhe drejtësia janë thelbësore për një shoqëri të qëndrueshme, duke shtuar: “Pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci.” Në fjalën e tij, ai rikujtoi rëndësinë e reformës në drejtësi, e cila u realizua përmes ndryshimeve kushtetuese të thella. “SPAK është një nga produktet më të rëndësishme të reformës në drejtësi dhe ka treguar se ushtron të drejtën ndaj çdo subjekti, pavarësisht lidhjeve me krimin apo objektet e hetimit.” Dumani pranoi se rruga drejt një drejtësie të paanshme është ende e gjatë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit institucional. “Përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm nuk mund të jenë të njëanshme, pa ndihmën dhe bashkëpunimin e shumë institucioneve.” Fjala e plotë Kënaqësi të gjendem këtu. Larmia e temave është tërheqëse, por prania ime sot është në vazhdën e takimeve të organizuara edhe në universitete të tjera, me qëllim vazhdimin e komunikimit tonë me universitetet si vatra të dijes. Besimi dhe drejtësia janë elementë të rëndësishëm të cilët përbëjnë thelbin e çdo marrëdhënie, pa drejtësi nuk mund të ketë paqe dhe pa llogaridhënie nuk mund të ketë demokraci të shëndetshme. Shteti i së drejtës mund të realizohet vetëm me kontributin e të gjithëve. Dhe ne po përpiqemi të garantojmë që ligji të lexohet gjithsej, pa privilegjuar disa dhe harruar disa të tjerë. Reforma në drejtësi e mbështetur dhe koordinuar edhe me partnerët tanë ndërkombëtarë. Reforma në drejtësi u realizua përmes ndryshimeve thelbësore kushtetuese, ligjore dhe institucionale. Qëllimi i kësaj reforme është rritja e pavarësisë së sistemit, veçanërisht nga ndikimi politik dhe çlirimi i tij nga korrupsioni dhe paaftësia. SPAK dhe BKH u krijuan për të goditur fenomenet që dëmtojnë shtetin dhe nuk lejojnë të ecë përpara dhe stepen shpresën për një të ardhme më të mirë. Nuk do ndalem shumë. Por dua të ndalem te ligji organik, për rregullat mbi organizimin dhe funksionimin e SPAK dhe BKH. Nenet 12-13 përcaktojnë garantimin e funksionimit dhe pavarësinë e prokurorëve të posaçëm, të bazuar në parimet e ligjshmërisë, objektivitetit dhe paanashmërisë. SPAK është një nga produktet e reformës në drejtësi dhe këto vite të punës së tij ka treguar se është i aftë të ushtrojë ndjekjen penale ndaj çdo subjekti pavarësisht fuqisë politike, ekonomike apo lidhjeve që mund të ketë me botën e krimit apo me botën e krimit të organizuar apo me objektet e caktuara të hetimit. SPAK ka përmbushur në masë të gjerë rekomandimet e rezolutave të Kuvendit, KM apo progres-raportit për vitin 2024. Ndjejmë përgjegjësi të veçantë për besimin që shoqëria shqiptare ka ndaj SPAK, por jemi të vetëdijshëm se ka ende shumë sfida ende për të çrrënjosur korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar. Shkëmbimi mes praktikës dhe teorisë juridike është themelore. Jurisprudenca që zhvillojmë si institucion duhet të pasurohet dhe udhëhiqet nga zhvillimi teorik, analiza kritike dhe vlerësimi akademik që ju zhvilloni. Shpresat për një drejtësi më të drejtë dhe më të përgjegjshme lidhen drejtpërdrejt me formimin e ri të juristëve. Ky brez duhet të pajiset jo vetëm me njohuri, por edhe guxim, etikë dhe ndjenjë shërbimi ndaj interesit publik. Dëshiroj të theksoj se përpjekjet për ndërtimin e një sistemi drejtësie të paanshëm, efikas dhe të pavarur nuk mund të jenë të njëanshme; ato kërkojnë angazhim dhe bashkëpunimin e institucioneve të zbatimit të ligjit, bashkëpunimin e akademisë, shoqërisë civile dhe shoqërisë.

SPAK mbetet i vendosur të ecë përpara me përgjegjësi të plotë dhe me vetëdijen se çdo vendim, çdo hetim dhe çdo veprim i yni ndikon drejtpërdrejt te qytetarët, besimi publik dhe e ardhmja e integrimit evropian.

Video

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

Momenti kur nëna me foshnjën largohen me taksi nga burgu i Pojskës

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme