Politika 17 April 2025, 15:11 Nga VNA

Ministrja Albana Koçiu si Elisa Spiropali, pasqyron takimin elektoral nga zyrat e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë

Ndaje në Whatsapp
Ministrja Albana Koçiu si Elisa Spiropali, pasqyron takimin elektoral nga

 

Pas kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, po përdor zyrat e institucionit që drejton në shërbim të fushatës së Partisë Socialiste.

Zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë ka shpërndarë një njoftim për mediat nga takimin e sotëm elektoral të kryeministrit Rama, ku e pranishme ishte edhe ministrja Koçiu. Njoftimi i dërguar në grupin e medias, është zbardhur fjala e ministers me arritjet e qeverisë dhe premtime për mandatin tjetër, ndërsa shoqërohet me fotot e takimit me imazhe të fushatës së PS.

“Me praninë e kryeministrit Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu prezantoi sot në Dibër, Paketat Sociale që Qeveria ofron për çdo qytetar me në fokus fëmijët me aftësi ndryshe, gratë dhe të rinjtë. Në fjalën e saj, ministrja Koçiu solli në vëmendjen reformën e mbrojtjes sociale e cili nisi me rishikimin dhe rivlerësimin e skemës së ndihmës sociale dhe atë të aftësisë së kufizuar duke zgjeruar numrin e përfituesve.

Sipas saj, suksesi i reformës në shërbimet sociale ka qenë mekanizmi financiar i Fondit Social i cili ka mbështetur 61 bashkitë duke ofruar 84 shërbime të reja sociale në të gjithë vendin. Do të çelim 20 ndërmarrje sociale për punësimin e grave dhe vajzave” – thuhet ndër të tjera në njoftimin për mediat.

Ky takimi cili në media u transmetua si aktivitet elektoral i Edi Ramës, duhet të njoftohet vetëm nga PS dhe ministrja aritjet dhe premtimet t’i pasqyronte në facebokun e saj personal, ose nga grupi i saj i fushatës. Jo nga zyra e shtypit e Ministrisë së Shëndetësisë që paguhet nga taksat e të gjithë qytetarëve.

Megjithatë kujdes duhet të tregojë edhe Zyra e medias së Ministrisë së Shëndetësisë dhe të shpërndajë vetëm njoftime për aktivitete që lidhen me veprimtarinë e ministrisë, dhe jo për takime partiake të ministres dhe shefit të saj.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme