Politika 17 April 2025, 10:49 Nga VNA

Erion Braçe bën opozitë nga radhët e PS: Denoncon gjobën absurde ndaj qytetarit që krasiti pemët e lagjes

Ndaje në Whatsapp
Erion Braçe bën opozitë nga radhët e PS: Denoncon

Erion Braçe, deputet i Partisë Socialiste dhe pjesë e listës së hapur të PS-së për Tiranën, është shfaqur kohët e fundit më aktiv në kritika ndaj qeverisë, një lëvizje e cila shihet si përpjekje për të mbledhur sa më shumë vota.

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, Braçe ka denoncuar një rast në njësinë nr. 5, ku një qytetar i moshuar, Sabriu, është gjobitur me 200 mijë lekë nga Policia Bashkiake për krasitjen e pemëve të mbjella dhe mirëmbajtura nga ai vetë, pranë trekëndëshit të 1 Majit. Deputeti thekson se veprimi i Sabriut nuk përbën shkelje ligjore dhe se gjoba është krejtësisht e padrejtë.

“Ka katër muaj që ky qytetar kërkon të drejtën e tij, por nuk e gjen. Krasitja e pemëve të tua nuk është shkelje ligji!” – deklaroi Braçe.

Deputeti kritikoi ashpër Policinë Bashkiake, duke e akuzuar për sjellje arbitrare dhe për mungesë profesionalizmi. Ai kërkoi që ky institucion të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të ndalojë veprime të tilla që dëmtojnë komunitetin.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme