Politika 16 April 2025, 12:47 Nga VNA

Shtyhet për më 23 prill seanca ndaj Veliajt

Ndaje në Whatsapp
Shtyhet për më 23 prill seanca ndaj Veliajt

 

Seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është shtyrë për në datën 23 prill.

Prokurori Olsi Dado ka paraqitur veprimet hetimore të kryera deri më tani, ndërsa avokatët mbrojtës kanë kërkuar kohë shtesë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Më herët, Marisa Nito përfundoi dëshminë në SPAK, në seancën gjyqësore në GJKKO mori pjesë edhe bashkëshorti i saj, biznesmeni Elman Abule.

Ky i fundit po hetohet nga SPAK së bashku me kryebashkiakun Veliaj, në kuadër të një hetimi që ka zgjatur rreth dy muaj.

 

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme