Politika 14 April 2025, 21:43 Nga VNA

Alibeaj: Ligji i Ramës e Berishës na la pa para nga shteti për fushatën

Ndaje në Whatsapp
Alibeaj: Ligji i Ramës e Berishës na la pa para nga shteti për

Pabarazia e theksuar financiare mes partive politike në fushatën zgjedhore të 11 majit, është denoncuar në A2 CNN nga Enkelejd Alibeaj, pjesë e koalicionit “Djathtas për Zhvillim”. Alibeaj konfirmoi se koalicioni që ai përfaqëson nuk merr asnjë fond nga shteti për fushatë, por çdo shpenzim e përballojnë nga xhepi i tyre.

Ai akuzoi PS-në dhe opozitën se janë bashkë prej 35 vitesh dhe përmes luksit të shfrenuar duan të heqin vëmendjen nga problemet e vërteta të shqiptarëve.

“Diferenca mes parave që ofron njëra apo tjetra. E pamë njërën palë te sheshi Nënë Tereza para lumë, me autobusë, luks i madh për një opozitë pamë nga ana tjetër dhe agresivitetin e pushtetit, pompozitet që është në diferencë të theksuar me nivelin ekonomik të familjes shqiptare. Fushata jonë është me zero para të financuara nga shteti, nuk e them për vajtim por për të treguar realitetin i pabarazisë midis subjekteve politike.

Pushteti dhe opozita janë një binom i pandarë prej 35 vitesh të cilat tani duan ta mbysin me luksin e shfrenuar hipokrit për të fshehur realitetin; varfërinë depresion, mungesën e shpresës të ideve dhe platformës, për të mbytur atë që shqiptarët do të duan ta shohin me sy”, u shpreh Alibeaj.

Sipas tij mungesa e parave nga shteti për fushatën e tyre është për shkak të ndryshimeve në kodin zgjedhor.

“Ne nuk marrim se pabarazia e sistemit zgjedhor shtrihet edhe në këtë pjesë. Se ligji i parashikuar nga Rama dhe Berisha.  Pabarazia është shtrirë jo vetëm në sistemin  zgjedhor, por edhe në hapësirën mediatike dhe mbi të gjitha pabarazia financiare deformon ofertat politike dhe pabarazia që i ofrohet zgjedhësit për të hedhur votën. Secili i mbulon kostot me paratë e veta. Ka vështirësi, vetëm printimet për fletushkat dhe brandimin e zyrave elektorale dhe kostot për spote nuk janë kosto të vogla. Nuk dua të qahem e të vajtoj, i dinim rregullat”.

Alibeaj thekson se ka edhe mënyra të tjera për të bërë fushatë, pa fonde nga shteti dhe pa mbështetje nga burime të dyshimta, duke e quajtur këtë një përpjekje të ndershme për të rikthyer politikën te njerëzit.

“Ka vetëm një instrument që të marrim para nga kriminelë, por ne nuk marrim, ne duam të eksplorojmë mundësinë që mund të bëhet fushatë edhe pa kostot e fryra pas të cilave qëndrojnë edhe para të zeza. Ka mënyra të tjera për të bërë fushatë për të shkuar te njerëzit, takimet derë më derë, rrjetet sociale. Arsyeja pse kemi zgjedhur të bëjmë fushatë është që për shkak të neverisë të publikut ndaj mënyrës së vjetër për të bërë politikë. Ka mënyra për ta çarë këtë bllokadë që është forca depërtuese e qëndrimeve politike”, përfundoi ai.

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme