Politika 14 April 2025, 14:45 Nga VNA

Berishës nuk i del inati me Altin Dumanin, ndërkohë që SPAK vlerësohet institucioni më i besuar nga shqiptarët

Ndaje në Whatsapp
Berishës nuk i del inati me Altin Dumanin, ndërkohë që SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijon kritikat e tij të ashpra ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar për tentativa për të ndryshuar Kushtetutën dhe për mungesë rezultatesh në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në një konferencë për shtyp, Berisha deklaroi se Dumani po kërkon zgjatjen e mandatit të tij në krye të Prokurorisë së Posaçme, duke e cilësuar këtë përpjekje si të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën kushtetuese.

Ndërkohë, sondazhet e fundit tregojnë se SPAK mbetet institucioni më i besuar nga shqiptarët, duke reflektuar pritshmëri të larta nga qytetarët për luftën kundër korrupsionit në nivele të larta. Këto rezultate tregojnë një kontrast të thellë me kritikat e vazhdueshme të Berishës, i cili e akuzon Dumanin për mungesë të dënimeve të rëndësishme dhe për pazare politike.

“Përkundër pritshmërive, Dumani nuk ka asnjë rezultat të prekshëm, ndërsa Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte dhënë dhjetëra dënime të përjetshme për kriminelë të rrezikshëm,” tha Berisha, duke shtuar se SPAK duhet të japë llogari për performancën e tij.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme