Politika 14 April 2025, 09:08 Nga VNA

Shqiptarët e diasporës votojnë për herë të parë, nis dërgesa e fletëve të votimit nga Parku Olimpik

Ndaje në Whatsapp
Shqiptarët e diasporës votojnë për herë të

Për herë të parë në historinë zgjedhore të Shqipërisë, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të ushtrojnë të drejtën e votës. Nga ambientet e Parkut Olimpik në Tiranë, ka nisur sot procesi i dërgimit të fletëve të votimit për diasporën.

Prej disa ditësh, 120 punonjës janë angazhuar me tre turne për përgatitjen e zarfeve me materiale zgjedhore. Procesi i organizimit zhvillohet në mënyrë zinxhir: fleta e votimit vuloset dhe vendoset në një zarf anonim A, i cili më pas futet në një zarf më të madh B me të dhëna të koduara të votuesit. Ky zarf, bashkë me një udhëzues për votimin, një listë me kontaktet e korrierëve në vendet ku ndodhen zgjedhësit dhe një zarf kthimi, vendoset në zarfin e verdhë të postës.

Dërgesa e parë është nisur sot drejt vendeve ku jeton diaspora shqiptare, fillimisht drejt Greqisë dhe Italisë, ku pritet që fletët e votimit të mbërrijnë brenda 48 orëve. Bëhet fjalë për qarqe me numër më të vogël votuesish si Kukësi, Dibra dhe Vlora, për të cilat përgatitja tashmë ka përfunduar.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka theksuar se është e këshillueshme që emigrantët ta kryejnë votimin brenda tri ditëve nga momenti i marrjes së materialeve, dhe të telefonojnë korrierin për dorëzimin e votës së kthyer.

Numërimi i fletëve të votimit nga diaspora do të nisë më 11 maj, në të njëjtën ditë me votimin brenda territorit të Shqipërisë. Çdo votë që mbërrin pas orës 19:00 të kësaj date nuk do të merret në konsideratë.

Në total, rreth 246 mijë qytetarë shqiptarë të regjistruar në 85 shtete të botës pritet të marrin pjesë në këtë proces historik. Ndërkohë, partitë politike shqiptare kanë intensifikuar fushatën në diasporë për të siguruar mbështetje, me takime të zhvilluara më herët nga liderët kryesorë në Greqi dhe Itali.

Ata që nuk janë regjistruar për të votuar nga jashtë, vijojnë të mbeten në listat e votuesve në Shqipëri dhe mund ta ushtrojnë të drejtën e votës fizikisht më 11 maj.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme