Politika 12 April 2025, 22:19 Nga VNA

Erion Veliaj zgjedh pemët para fushatës: Mesazh nga burgu për gjelbërimin e Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Erion Veliaj zgjedh pemët para fushatës: Mesazh nga burgu për

Në ditën e hapjes së fushatës së PS-së, ku ai ishte caktuar prej muajsh si një nga drejtuesit, Erion Veliaj ka postuar nga burgu kujtimet për mbjelljen e pemës me numrin 1 milionë.

Në postimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nuk ka asnjë fjalë për hapjen zyrtare të fushatës së PS-së.

Në një status të gjatë, ai u kujtoi sërish banorëve të Tiranës se janë mbjellë kaq shumë pemë dhe i ftoi të shijojnë gjelbërimin e qytetit.

"Një nismë për të cilën u jam posaçërisht mirënjohës  jo vetëm kolegëve të bashkisë, që kujdesen përditë për vazhdimin e fushatës për shtimin e pemëve në qytet, por çdo familjeje, prindi, fëmijëve të vegjël, e çdo donatori që na mbështeti për t’ia arritur qëllimit tonë"-shkruan ndër të tjera Erion Veliaj në Facebook, teksa hesht për nisjen e fushatës së Partisë Socialiste.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme