Politika 11 April 2025, 22:05 Nga VNA

Gjykata Kushtetuese shfuqizon sekuestrot për një pjesë të pasurive të Arben Ahmetajt

Ndaje në Whatsapp
Gjykata Kushtetuese shfuqizon sekuestrot për një pjesë të

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimimin e ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, për shfuqizimin e sekuestrove ndaj pronave dhe llogarive bankare.

Ish numri dy i qeverisë, është në arrati prej qershorit 2023, ndërsa prej 24 korrikut të vitit të kaluar është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Arben Ahmetaj ka mbajtur disa poste të rëndësishme gjatë dhjetë vjetëve të qeverisjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka qenë drejtues i Drejtorisë së Tatimeve, ministër i Ekonomisë dhe Sipërmarrjes, ministër i Financave, zëvendëskryeministër dhe ministër i Rindërtimit.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme