Politika 11 April 2025, 13:27 Nga VNA

Harta e riskut: Qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11 maj

Ndaje në Whatsapp
Harta e riskut: Qarqet e rrezikuara nga blerja dhe ndikimi i votuesve më 11

  • Një studim i Institutit të Studimeve Politike sugjeron se qarqet e Elbasanit, Durrësit, Dibrës, Lezhës apo Fierit kanë rrezik të lartë për ndikimin e votuesve nga faktorë që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe lidhjet klienteliste në zgjedhjet e 11 majit.

Instituti i Studimeve Politike publikoi të enjten “Hartën e Riskut Elektoral 2025: Zonat e nxehta dhe ndikimet informale”,një studim që apelon për rrezikun e blerjes së votës dhe ndikimit të votuesve në forma klienteliste në disa qarqe, ndëra vota e Diasporës mbetet e pamonitoruar nga këto ndikime. Studimi sugjeron se edhe zgjedhjet paramentare të 11 majit 2025 paraqesin risk të lartë në disa zona, ashtu si në dy zgedhjet e mëparshme parlamentare të vitit 2017 dhe 2021. “Bashkia Elbasan dhe Durrës kanë koeficientin më të lartë të riskut, (87%), për shkak të ndërthurjes së shumë elementëve aty”, thuhet në studim, ku kriteret për vlerësimin e riskut janë; “ekzistenca e korrupsionit në nivele të larta, e grupeve kriminale me ndikim, lidhjeve të forta informale, nivelit të trafikimit të votës dhe rolit të individëve të fuqishëm ekonomikisht, si dhe traditës në 2-3 zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale”. Për të njëjtat motive renditet dhe bashkia Dibër, bashkia Lezhë, bashkia Kurbin, bashkia Shkodër dhe bashkia Fier. “Në disa prej këtyre bashkive ekzistojnë zona ku vota trafikohet/devijohet prej vitesh nga individë apo grupe informale me ndikim të madh politik dhe financiar,” sugjeron raporti. Himara, konsiderohet po ashtu një zonë me risk të lartë, por me specifika të tjera, kryesisht të lidhura me zgjedhjet e fundit lokale. “Kurse bashkitë e vogla si Shijaku, Bulqiza, Kukësi apo Mati kanë tipar të përbashkët ndikimin e grupeve informale apo kriminale, si dhe trafikun e infuencave,” specifikohet në raport. Ndërkohë, zonat me riskun më të ulët elektoral konsiderohen kryesisht zonat tradicionale të specifikave të njëjta edhe me zgjedhjet e viteve 2015-2025 si; Përmeti, Maliqi, Konispoli, Finiqi, Dimali, Gramshi, Belshi, etj..Këto zona, sipas ekspertëve që kanë hartuar raportin, nuk kanë krim të organizuar, nuk kanë individë të fuqishëm politikë dhe ekonomikë pas tyre, nuk kanë peshë të madhe elektorale dhe përbëjnë njësi vendore homogjene në përbërje dhe traditë. Harta e riskut elektoral është bazuar mbi tregues që lidhen me traditën e zgjedhjeve në bashkitë dhe zonat elektorale, cilësitë e kandidatëve për deputetë, rolin e grupeve kriminale në zona, rolin e biznesmenëve dhe individëve “të fortë” me ndikim në zonë, rolin e financimeve informale, votës klienteliste, trafikimit të votës, tensionet paraelektorale, rivaliteti mes partive dhe shanset për rotacion, etj.. ISP sheh po ashtu si risk për ndikime klienteliste në votën e qytetarëve në fushatën që bëhet nga kandidatët në listat e hapura. Ky ndryshim teknik në listë, sipas studimit, ka krijuar dy fushata paralele: ajo midis partive me sistem proporcional dhe ajo brenda vetë kandidatëve të së njëjtës parti me sistem mazhoritar. “Nevoja për mandate ose mbijetesë personale (zgjedhje/rizgjedhje) ka rikthyer masivisht lidhjet informale (lidhjet kriminale, financimet informale, ndikimet e individëve që kontrollojnë zona, ndikime të oligarkëve, etj,” theksohet në raport. Një problematikë që ngre studimi është pamundësia për të monitoruar votën e Diasporës për këto ndikime, ndërkohë që është hera e parë që praktika e votimit nga jashtë vendit do të zbatohet në zgjedhje. Sipas ISP-së, risku i votës së diasporës mbetet i lartë, sidomos në ato pjesë të saj të kontrolluara përmes sistemit klientelist ose të patronazhimit.

Reporter.al

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme