Politika 9 April 2025, 19:11 Nga VNA

Prmetimi i Agron Shehajt për mbylljen e RTSH/ Lutfi Dervishi: Pluhuri mbi televizionin publik nuk hiqet me buldozer, por me vizion dhe guxim për të mos i rënë shkurt

Ndaje në Whatsapp
Prmetimi i Agron Shehajt për mbylljen e RTSH/ Lutfi Dervishi: Pluhuri mbi

Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me premtimin e kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, për të mbyllur RTSH-n, pasi sipas tij, paratë për financimin e televizionit publik janë para të shpenzuara kot dhe do të kurseheshin 30 milionë euro në vit.

“Një televizion publik që nuk e shikon askush, nuk e ndjek askush, dhe nuk ka asnjë ndikim real,shpenzon 30 milionë euro në vit nga taksat tuaja. Vetëm një shembull nga shumë të tjerë. Kështu i kursej unë Shqipërisë 1 miliard euro në vit, duke ndalur abuzimin, jo shërbimin;duke larguar parazitët, jo mësuesit e mjekët” - shprehet Agron Shehaj.

Në reagimin e tij, Dervishi thotë se kjo ide e shehajt është po aq e vjetër sa disa programe të saj. Ai gjithashtu thotë se “sot më shumë se kurrë, ka nevojë për një ekran që nuk e mat suksesin me klikime, që nuk i shërben partive, por publikut, dhe që nuk e sheh shikuesin si konsumator memesh”.

Dervishi më tej ironizon duke thënë se, mbi RTSH ka shumë pluhur, por pluhuri nuk hiqet me buldozer, duhet pastrim, vizion dhe mbi të gjitha guxim për të mos i rënë shkurt.

“Ideja që RTSH duhet mbyllur është po aq e vjetër sa disa programe të saj. Është refreni i zakonshëm i një shoqërie që, përballë çdo problemi, mendon me gërshërë: “Preje!” Por sfida e vërtetë nuk është ta mbyllësh, por ta kthesh në jetë. Jo në një jetë zombish televizivë që lexojnë teleprompterin, por në një media publike, që i përket... publikut.

Sot më shumë se kurrë, ka nevojë për një ekran që nuk e mat suksesin me klikime, që nuk i shërben partive, por publikut, dhe që nuk e sheh shikuesin si konsumator memesH.

Mbyllja është sport popullor, të gjithë e dinë si bëhet. Por ndërtimi i diçkaje që ngre nivelin kulturor e informues është një sport elitar; jo nga arroganca, por nga dëshira dhe etja për cilësi në një det meskiniteti e mediokriteti. E keqja është gjithmonë më e shpejtë, më me zë, më me ngjyra, më virale, madje edhe më interesante po të duash. Por nuk është arsye për t’i dorëzuar flamurin.

Po, banaliteti është bërë luks, shitet kudo, pihet me pije energjike dhe vishet me fjalë anglisht. Por në një vend ku finesa duket si gabim drejtshkrimi, RTSH mund dhe ka potenciale të bëhet vendstrehimi i arsyes, dinjitetit dhe inteligjencës. Po, ka shumë pluhur mbi RTSH, por pluhuri nuk hiqet me buldozer. Duhet pastrim, vizion dhe mbi të gjitha: guxim për të mos i rënë shkurt.

Sepse kur çdo gjë tjetër bërtet, si të marrët që kanë marrë kot, duhet dikush që të thotë diçka me mend. Dhe nëse kjo nuk vjen nga televizioni publik, atëherë nga kush e pret të vijë?  Pra i duhet dhënë mundësi, aq më tepër në kohëra kur logjika duket se ka marrë lejen e zakonshme”, thotë Dervishi në reagimin e tij.

 

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme