Politika 9 April 2025, 13:05 Nga VNA

Situata në burgje/ Berisha akuzon Ulsi Manjën: S'ka vdekje natyrale për 28 vjeçarët

Ndaje në Whatsapp
Situata në burgje/ Berisha akuzon Ulsi Manjën: S'ka vdekje

"Burgjet në shumë aspekte tejkalojnë kohën staliniste. Nuk ka vdekje natyrale për 28 vjeçarë, janë fshehje në këto institucionet. Vetë Ulusiu merret me akte të ulëta, provokime pa koncept për dinjitetin njerëzor"-kështu shprehet kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, teksa akuzoj ministrin e Drejtësisë. Sipas Berishës vdekjet nëpër burgje nuk ndodhin për shkaqe natyrale, duke marrë rastin e disa të rinjve që kanë humbur jetën në ambientet e burgimit. Për kryedemokratin institucionet fshehin se ç’ndodh me ta, pasi nuk mund të ketë vdekje natyrale për një 28-vjeçar. Sakaq, Berisha foli edhe për keq-qeverisjen Rama që ka larguar nga vendi më shumë se çdo pushtim i mëparshëm përfshi edhe atë serb sipas tij. Gjatë prezantimit të programit për sigurinë, Berisha akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama për lidhje me krimin. "Dosjen me 1 milionë faqe të ardhura, të bisedave telefonike që dëshmojnë lidhjet e tmerrshme të krimit me politikën do zbardhen dhe do bëhen publike në mënyrë që shqiptarët të ndahen nga bota e krimit", deklaroi Berisha gjatë prezantimit të programit për sigurinë të Partisë Demokratike. Kreu i selisë blu tha se nga organet e Policisë së Shtetit do të largohen që të gjithë ata që janë të inkriminuar. Dhe se  kjo është një luftë për ekzistencën e Shqipërisë, nuk është një luftë për karrigen e askujt. Kjo është luftë për ekzistencën e këtij kombi. Ndërkohë, ai premtoi se me ardhjen e PD në pushtet, siguria dhe rendi do të jenë prioritet absolut, dhe Shqipëria do të pastrohet nga krimi për të garantuar një shoqëri të sigurt dhe tërheqëse për investitorët e huaj.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme