Politika 8 April 2025, 17:52 Nga VNA

Apeli i GJKKO konfirmon masën “arrest me burg” për Erion Veliajn: Paraqet rrezikshmëri të theksuar shoqërore me sjelljen kërcënuese dhe intimiduese gjatë qëndrimit në paraburgim

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO konfirmon masën “arrest me burg” për Erion

Gjykata e Apelit të Posaçëm, e cila konfirmoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, argumenton se ai, duke gëzuar funksionin si kryebashkiak, zotëron pushtet dhe lidhje të forta që i mundësojnë ndikimin në marrjen dhe vërtetësinë e provave, si dhe intimidimin e dëshmitarëve. Për më tepër, gjykata thekson se ai ka mundësinë të dëmtojë apo të vërë në rrezik marrjen e provave dhe të ushtrojë presion mbi dëshmitarët.

Sipas gjyqtarit Engert Pellumbi, Veliaj paraqet një rrezikshmëri të theksuar shoqërore, jo vetëm për shkak të dyshimeve se ka kryer dy vepra penale – korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash – por edhe për sjelljen kërcënuese dhe intimiduese gjatë qëndrimit në paraburgim ndaj gjykatës dhe prokurorisë. Kjo sjellje, sipas gjyqtarit, nënvizon rrezikshmërinë e lartë që ai paraqet.

Në vendimin e arsyetuar, gjykata thekson se për Veliajn ekzistojnë tre kushte specifike që justifikojnë masën ekstreme të arrestit me burg:

  1. Rreziku i manipulimit të provave,
  2. Rreziku i arratisjes, dhe
  3. Rreziku i përsëritjes së veprave penale të ngjashme me ato për të cilat po procedohet.

Sa i përket rrezikut të manipulimit të provave, gjykata evidenton se Veliaj kishte organizuar një fushatë denigruese dhe intimidimi ndaj organeve proceduese, duke përfshirë edhe nxitjen e personave me dijeni për çështjen të mos jepnin deklarata.

“Nga përgjimet e realizuara në zbatim të vendimeve gjyqësore, të shoqëruara me postime në media të shkruara dhe online, sipas porosive të dhëna nga personi nën hetim, rezulton se është zhvilluar një fushatë e orkestruar sulmi ndaj organeve proceduese. Kjo, në mënyrë logjike, krijon presion ndaj personave të thirrur për të dëshmuar mbi rrethanat e çështjes,” thuhet në vendim.

Erion Veliaj është përgjuar gjatë qëndrimit në paraburgimin e Durrësit, dhe bisedat e regjistruara janë përdorur nga SPAK si prova kundër tij në Gjykatën e Apelit të Posaçëm. Sipas përgjimeve, Veliaj ka organizuar sulme kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, duke synuar ushtrimin e presionit për zbutjen e masës së sigurisë.

Gjykata vlerëson se funksioni i tij si kryebashkiak i jep pushtet të konsiderueshëm dhe lidhje të forta me segmente të ndryshme, të cilat mund të përdoren për të ndikuar në hetimin dhe procesin gjyqësor. Për më tepër, ai ka kapacitetin të dëmtojë apo të vërë në rrezik provat dhe të ushtrojë presion mbi dëshmitarët për të ndikuar në rezultatin e çështjes.

Aktualisht, Veliaj po hetohet së bashku me bashkëshorten e tij dhe gjashtë biznesmenë të tjerë për akuza që lidhen me korrupsionin dhe pastrimin e parave.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme