Politika 8 April 2025, 14:03 Nga VNA

Rama mbron koncension e skanimit në dogana

Ndaje në Whatsapp
Rama mbron koncension e skanimit në dogana

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve që operojnë përmes Portit të Durrësit, ku theksoi se koncesioni për skanimin në dogana është një nga më të gabuarit e mundshëm.

Ai u shpreh se ky koncesion nuk është anuluar për shkak të kostove të larta që do sillte një proces arbitrazhi. Si zgjidhje, Rama bëri të ditur se do aplikohet një sistem skanimi i bazuar në risk, jo në kontroll total.

Fillimisht, nga 100 kamionë që dalin nga porti, vetëm 10 do të kontrollohen me skaner, me synimin që numri të ulet më tej. Ai nënvizoi se, ndonëse koncesioni ka kosto të lartë për sipërmarrjet, ai ka ndihmuar në uljen e kontrabandës.

Rama: Nuk e kemi pasur ta mundur ta godasim për shkak të paktit që ashtu siç është kopsitur do të na krijonte një kosto shumë të lartë në arbitrazh. Jemi munduar ta vëmë në shfrytëzim dhe të lehtësojmë koston mbi ju. Kemi bërë një negociatë me ju atëherë që e kemi ulur nga 45 euro në 22, por mbetet një koncesion i gabuar totalisht sepse skanimi i kamionëve nuk është nevoja juaj, por nevojë e shtetit për çështje të sigurisë dhe luftës kundër kontrabandës. Këtu jemi para një situatë që do zgjasë deri në 2030, e dini afatin. Ajo që do bëjmë ne është që duke pasur parasysh natyrën e aktiviteteve tuaja, të kontributeve tuaja si taksapaguesve ne do fillojmë të operojmë jo në bazë të kontrollit 100%, por kontrollit në bazë të riskut.

Video

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

Tani që s’jam ministre nuk na duhet kaq shumë pushtet…

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme