Politika 7 April 2025, 21:49 Nga VNA

Asllan Dogjanit i bindur: Do jem deputeti më i votuar në listat e hapura të PD në qarkun Tiranë

Ndaje në Whatsapp
Asllan Dogjanit i bindur: Do jem deputeti më i votuar në listat e

Deputeti i Partisë Demokratike, Asllan Dogjani, i cili është edhe kandidat për zgjedhjet e 11 majit, është shprehur i bindur te fitorja e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.

Në një intervistë për A2 CNN, ku tha se ai vetë do të ishte kandidati më i votuar në listat e hapura të Tiranës.

Po ashtu, Dogjani tha se ka qenë ndër deputetët më aktivë në Parlament, gjë që sipas tij e kanë nxjerrë në rezultatet e tyre studimet e ndërkombëtarëve që masin performancën e ligjvënësve.

“Kam qenë 2 vite deputet në qarkun e Tiranës, sepse zëvendësova Belind Këlliçin. Në vitin 2021 kam qenë i fundit në listën e Tiranës, sepse ishte kryetar tjetër atëherë. E dija atë lloj sistemi, unë isha i sigurt që nuk fitoja. Por do ta provoj thashë sesi kam punuar në jetë. Dhe megjithëse isha i fundit i listës së Tiranës, unë mora rreth 6000 vota.

Dhe hyra në Parlament sepse Gjykata Kushtetuese e ndryshoi sistemin zgjedhor dhe për shkak të atij vendimi unë u futa në Parlament. Në 2 vite unë kam qenë deputeti më aktiv i Kuvendit të Shqipërisë. Kam bërë interpelanca, kam ndërmarrë nisma.

Në studimet që kanë bërë ndërkombëtarët, kam qenë ndër deputetët më aktivë. Gjej një mbështetje të jashtëzakonshme. Dhe ajo që kam konstatuar deri tani është se do të jem deputeti më i votuar në listën e hapur të Tiranës. Kam një mbështetje të jashtëzakonshme. E mas te mbështetja e njerëzve që flas”, tha Dogjani,

 

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme