Politika 6 April 2025, 15:44 Nga VNA

Ish-kryebashkiaku i PS, Elvis Roshi, kërkon vota për PD

Ndaje në Whatsapp

Ish-kryebashkiaku i socialistëve në Kavajë, Elvis Rroshi, ka dalë zyrtarisht në fushatë për të mbledhur vota për Partinë Demokratike. Në një postim në Facebook, Roshi ka publikuar posterin e kushëririt të tij Elton Rroshin, i cili garon për deputet në zgjedhjet e 11 majit, nën siglën e “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” të udhëhequr nga Partia Demokratike.

Kujtojmë se Roshi kur drejtonte bashkinë Kavajë ka qenë i etiketuar me akuza nga Sali Berisha, dhe një prej denoncimeve kreu i PD e ka cilësuar si kreun e bandës së Kavajës që në një rast ka bashkëpunuar me Shullazin.

Por disa vite më vonë përplasjet mes tyre mesa duket janë përmbysur në bashkëpunim, ku sot Berisha i kandidon për deputet djalin e xhaxhait, ndërsa Roshi kërkon vota për të.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës është nën hetim nga SPAK pasi dyshohet për fshehje të pasurisë dhe mos justifikim të saj.

 

 

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme