Politika 5 April 2025, 20:52 Nga VNA

Berisha: Sanksionojmë me ligj shenjtërinë e familjes. Rama jep më pak lekë shqiptarëve  se gjermanët qenve e maceve

Ndaje në Whatsapp
Berisha: Sanksionojmë me ligj shenjtërinë e familjes. Rama jep

Nga Vau i Dejës ku po mban një takim, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi ndryshime ligjore në Kodin Civil, duke sanksionuar me ligj shenjtërinë e familjes.

Një deklaratë e tillë Berisha lë të nënkuptojë që shteti nuk do pranojë modele të tjera të familjes (si bashkëjetesat jashtëmartesore, çiftet e të njëjtit seks etj.), dhe madje mund të synojë t’i përjashtojë ose t’i penalizojë ato nëpërmjet ligjit.

Si parti e djathtë dhe konservatore, Berisha po kërkon të mobilizojë elektoratin me kartën e shenjtërisë dhe moralit, si pjesë e një axhende më të gjërë.

Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi ashpër  Ramën se nuk kujdeset për shqiptarët, as sa gjermanët për kafshët shtëpiake. Si shembull solli propozimin e PD  për minimumin jetik, refuzuar nga Rama, teksa gjermanet aq lek ua japin familjeve për të mbajtur qen e mace.

"8 miliardë euro – kjo është shuma që Edi Rama vuri përpara buxhetit, duke refuzuar kategorikisht ligjin që ne çuam në Parlament për minimumin jetik. Ne kërkuam t’i garantojmë çdo shqiptari një standard minimal jetese, që askush të mos jetojë në varfëri ekstreme. Por ai e hodhi poshtë këtë nismë, duke thënë se “kjo krijon një humnerë”.

Ndërkohë, për 700 mijë pensionistë, la vetëm 16 milionë euro – shumë më pak se ajo që Gjermania shpenzon për 720 mijë qen shtëpiakë, të cilëve u jep çdo muaj 130 euro, dhe 110 euro për macet. Kjo është e vërteta!"- tha Berisha.

Për kreun e selisë blu PD, duhet të ulet me çdo qytetar sepse është koha të flitet për dinjitetin, jo për mbijetesë.

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme