Politika 5 April 2025, 12:31 Nga VNA

Delegacioni i APKE-së ngre shqetësime për klimën politike dhe parregullsitë në prag të zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
Delegacioni i APKE-së ngre shqetësime për klimën politike

Një delegacion katër anëtarësh nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PACE), i kryesuar nga Simone Billi (Itali, ECPA), zhvilloi një vizitë parazgjedhore në Shqipëri më 3-4 prill 2025, për të vlerësuar klimën politike dhe fushatën zgjedhore përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Delegacioni vuri në dukje disa sfida serioze që, sipas tij, cenojnë besimin në procesin demokratik dhe barazinë në garën politike. Një ndër shqetësimet kryesore të ngritura ishte lidhur me luftën kundër korrupsionit, e cila, ndonëse e lavdërueshme, nuk duhet të perceptohet si mjet për të favorizuar një parti politike. Sipas delegacionit, kjo mund të minojë besimin e publikut në vetë procesin zgjedhor.

PACE theksoi gjithashtu se kultura politike në Shqipëri mbetet thellësisht e polarizuar, me një logjikë të “fituesit që merr gjithçka”, e cila pengon dialogun konstruktiv dhe bashkëpunimin mes palëve. Delegacioni u shpreh i shqetësuar për pretendimet për ndërthurje të paqartë mes partive politike dhe shtetit, si dhe për presionin e ushtruar ndaj nëpunësve civilë nga partia në pushtet.

Blerja e votave, një problem i njohur në zgjedhjet e mëparshme, mbetet e pranishme – veçanërisht në zonat rurale – shpesh përmes formave të fshehta si dhënia e parave apo kredive me interes 0%. PACE u bëri thirrje të gjithë aktorëve politikë të përmbahen nga praktika të tilla dhe të garantojnë zgjedhje të ndershme.

Për herë të parë në Shqipëri do të mundësohet votimi nga jashtë vendit, një zhvillim pozitiv për përfshirjen e diasporës, por delegacioni ngriti shqetësime për mundësinë që kjo të favorizojë partitë më të mëdha.

Një tjetër çështje e rëndësishme e ngritur ishte mungesa e debatit të vërtetë politik dhe dominimi i figurave personale mbi platformat programore, gjë që, sipas delegacionit, ka çuar në mosinteresimin e të rinjve për të marrë pjesë në votime.

Sa i përket medias, delegacioni u informua për përqendrimin e pronësisë së saj në duar të grupeve private pranë partive politike, si dhe mungesën e rregullimit të platformave online, çka rrit rrezikun për manipulim të informacionit. Rasti i ndalimit të përkohshëm të TikTok u cilësua si një shembull i mundshëm i instrumentalizimit të mediave sociale.

Në anën pozitive, PACE përshëndeti përfaqësimin e grave përmes kuotave gjinore në listat zgjedhore dhe shprehu besim në punën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Megjithatë, u shpreh shqetësimi për mungesën e pranishmërisë së gjerë të vëzhguesve të shoqërisë civile në ditën e votimit dhe për mundësinë e presionit dhe frikësimit të votuesve.

Delegacioni takoi krerët e institucioneve më të rëndësishme të vendit, drejtues të partive politike, përfaqësues të medias, të trupit diplomatik, si dhe të shoqërisë civile.

Zgjedhjet e 11 majit do të vëzhgohen nga një delegacion i zgjeruar i PACE me 22 anëtarë, i shoqëruar nga ekspertë të Komisionit të Venecias, dhe në bashkëpunim me ODIHR, Asamblenë Parlamentare të OSBE-së dhe Parlamentin Evropian. Përfundimet do të bëhen publike në kohën e duhur.

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

Përplasje të dhunshme janë regjistruar në qendër të Parisit, ku protestues, mes tyre nxënës të shkollave të mesme, janë përballur me forcat speciale të policisë. Në trazira dyshohet se janë përfshirë edhe militantë të ekstremit të majtë Antifa. Protestat, të lidhura me pakënaqësitë ndaj kushteve në sistemin arsimor, janë shoqëruar me hedhje gurësh, mjete piroteknike, ngritje barrikadash dhe ndërhyrje të policisë me gaz lotsjellës. Sipas të dhënave të raportuara më herët, rreth 71.500 persona kanë marrë pjesë në protesta në të gjithë Francën, ndërsa janë regjistruar 504 të ndaluar dhe 48 policë e xhandarë të plagosur. Këto shifra kërkojnë konfirmim të mëtejshëm nga burimet zyrtare. Situata ka ngritur shqetësime edhe për sigurinë e të miturve, pas raportimeve për nxënës të plagosur gjatë ndërhyrjeve policore.

Katër astronautë të NASA-s janë kthyer të sigurt në Tokë pas 237 ditësh qëndrimi në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Austronautët u kthyen me kapsulën Dragon të kompanisë SpaceX, e cila u ul në Oqeanin Paqësor, pranë brigjeve të Kalifornisë. Gjatë misionit, ekuipazhi zhvilloi kërkime shkencore dhe kreu punë për mirëmbajtjen e stacionit hapësinor.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme