Politika 4 April 2025, 14:12 Nga VNA

Pas zgjedhjeve/ Rama paralajmëron ndryshime në drejtësi: Ndërhyrje me mbështetje ndërkombëtare, garanci për në BE"

Ndaje në Whatsapp
Pas zgjedhjeve/ Rama paralajmëron ndryshime në drejtësi:

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndërhyrje në sistemin e drejtësisë pas datës 11 maj, duke theksuar nevojën për përmirësimin e standardeve dhe duke e cilësuar këtë si një hap drejt integrimit europian. Në tryezën e dytë të nivelit të lartë të komisionit parlamentar për anti-korrupsionin, u konfirmua se pas zgjedhjeve do të prezantohet një plan konkret për ndryshime ligjore në reformën në drejtësi.

Fatmir Xhafaj theksoi se ky proces do të nisë pas zgjedhjeve për të shmangur tensionet politike dhe për të garantuar konsultim të gjerë. Ndërkohë, prania e përfaqësuesve nga Brukseli dhe Strasburgu u interpretua si një mbështetje ndërkombëtare për iniciativën. Rama u shpreh se ky proces nuk është i qeverisë, por i parlamentit dhe do të ndihmojë në afrimin e mëtejshëm të vendit me BE-në, ndonëse kjo retorikë është bërë tashmë shumë e përdorur në komunikimin e tij politik.

Burimi: A2 CNN

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme