Politika 3 April 2025, 21:54 Nga VNA

Berisha për listën e PD: Disa prej kandidatëve në listën e mbyllur e kanë me meritë sepse më mbështetën gjatë rikthimit tim

Ndaje në Whatsapp
Berisha për listën e PD: Disa prej kandidatëve në

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur për listat e kandidatëve të PD në emisionin “Opinion” tha se shumë prej tyre që janë në listën e mbyllur e kanë me meritë për shkak se kanë e mbështetën atë në kohën e përçarjes së PD.

“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo… Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre.

Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Kanë qenë, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, – tha Berisha.

 

Video

Belinda Balluku ka mbërritur në sallën e Kuvendit pak minuta para votimit të reformës territoriale. Grupi parlamentar i PD nuk ka qenë aspak miqësor teksa ish zv.kryeministrja ulet në karrigen e saj teksa Gazment Bardhi nuk i ka kursyer as shishen e ujit…

Salla bosh për debatin, plot vetëm për votën?

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme