Politika 3 April 2025, 20:05 Nga VNA

Skandali i hakerimit të emaileve te SPAK, kujt i interesojnë dosjet e nxehta të politikanëve. Shantazhe mafioze brenda klaneve të PS-së

Ndaje në Whatsapp
Skandali i hakerimit të emaileve te SPAK, kujt i interesojnë dosjet e

Përpjekja e një grupi të dyshuar kriminal për të hakeruar sistemet e SPAK dhe për të shtënë në dorë materiale sekrete dhe dosjet hetimore të njerëzve të politikës dhe bosëve të krimit të organizuar është një skemë mafioze e mirëmenduar dhe me qëllime tërësisht kriminale. SPAK pranoi zyrtarisht ditën e sotme se ka patur tentativë për të hakeruar sistemin e brendshëm strukturës antikorrupsion, por një gjë e tillë nuk është arritur dhe sistemi ka mbetur i pacënuar.

Prokuroria e Posacme pranoi se “ka rezultuar se është ndërhyrë vetëm në adresat e e-maile-ve të disa prokurorëve, por jo në sistemin e përgjithshëm të IT-së të institucionit. Personat përgjegjës kanë arritur të marrin disa informacione, pa mundur të sigurojnë akses në dosje hetimore”.

Sipas SPAK është tentuar të ndërhyhet dhe në email-in e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, Z. Altin Dumani, por pa sukses.

SPAK garantoi se informacionet sensitive nuk janë prekur dhe se janë “ marrë masa shtesë për forcimin e protokolleve mbrojtëse të sistemit të përgjithshëm të IT-së të institucionit?

Po le ti marrim gjërat me radhë? Kur ndodhi ngjarja? Kush janë të dyshuarit? Dhe më e rëndësishmja cili është qëllimi?

Tentativa për të hakeruar sistemet e prokurorisë së posacme ka ndodhur më datë 12 mars.

SPAK pretendon se ka marrë një informacion se “ishte vënë në shënjestër të një ndërhyrje të paligjshme të adresave të email-eve të prokurorëve të posaçëm” dhe se arriti të parandalonte ndërhyrjen në sistemet e brendshme.

Brenda pak orësh, përfunduan në pranga si të dyshuar, Zambak Gjoni, ish-drejtor i paraburgimit të Vlorës dhe Arnold Rrokaj, ish-zyrtar i IMT-së.

Rrokaj dyshohet të ketë bërë hakerimin e emaileve, ndërsa Zambak Gjoni ka shpërndarë materialet e kopjuara. Bëhet fjalë për dosjen e një ish-ministri të qeverisë Rama, deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një biznesmeni, si dhe shtetaseje tjetër.

Dosjet janë kopjuar nga kompjuterat e prokurorëve, Enkelejda Millonai, Elida Kackini dhe Behar Dibra.

Materialet janë shpërndarë në adresë të personave të tretë, mes të cilëve Agim Ismaili, ish-drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve, ish-drejtor i Përgjithshëm i IKMT-së si dhe ish-drejtor i AKU-së; Dritan Palnikës, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë,  më herët zyrtar në Ministrinë e Brendshme, si dhe në celularët e të paktën dy gazetarëve.

“U bë e mundur sekuestrimi i paisjeve të përdorura për të realizuar ndërhyrjen si edhe skedarët (file) e shkarkuar”, theksoi SPAK.

Prokuroria e Posacme mohoi të kishte zyrtarë apo punonjës të saj të brendshëm në këtë histori.

“Deri në këtë fazë të hetimit nuk ka asnjë të dhënë që personat e arrestuar të kenë bashkëpunuar me personel të brendshëm të SPAK”, theksohet në njoftim. Përtej detajeve sesi u tentua hakerimi, thelbi qëndron vetëm tek  një pyetje: cili është qëllimi? Më kryesori është tentativa për të nënshtruar SPAK, që kohët e fundit ka prekur njerëz të rëndësishëm të politikës, ta bëjë këtë strukturë të duket e pabesueshme, në sytë e publikut. Të thuhet se SPAK nuk është në gjendje të ruajë sekretet. Më tej, dosje të tilla, me firmën e vulën e SPAK mund të përdoren për shantazh dhe luftë brenda maxhoracës. Klanet në PS po përplasen ashpër dhe shantazhet në mes tyre nuk mungojnë. Ndërsa mund të jetë edhe një tentativë për të zhbërë prova e fakte dometnënëse për dosje që mund të jenë përvëluese për njerëz të rëndësishëm, me argumentin se të dhënat janë bërë publike. Mund të ketë dhe shumë arsye të tjera. Por një gjë mund të thuhet me siguri. Skema është e stilit mafioz.

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme