Politika 2 April 2025, 20:19 Nga VNA

Beleri sulmon prokurorin Olsi Dado dhe SPAK: Komandohen nga partia në pushtet

Ndaje në Whatsapp
Beleri sulmon prokurorin Olsi Dado dhe SPAK: Komandohen nga partia në

Fredi Beleri ka sulmuar SPAK-un një ditë pasi Gjykata e Posaçme urdhëroi nisjen e hetimeve mbi kallëzimin penal të bërë prej tij kundër ish-ministres, Olta Xhaçka dhe bashkëshortit të saj, ish-deputetit socialist, Artan Gaçi.

Beleri hodhi akuza ndaj prokurorit Olsi Dado, pasi sipas tij nuk ka marrë parsysh disa prova.

“Unë vetëm kam vënë këto prova në dijeni të gjyqtares. Nuk ka elementë shtesë, është vendimi i gjykatës së shkallës së parë. Këto prova ishin në dosje dhe prokurori Olsi Dado nuk i mori parasysh dhe vendosi që të mos i implikonte. Nëse ka pretendime të tilla Xhaçka t’i kërkojë te partia e vet.

SPAK është institucion i komanduar nga partia në pushtet ka klane brenda që godasin njëri tjetrin i njëjti prokuror mua më ka bërë një padrejtësi të madhe se ka hetuar një çështje për falsifikim dhe çështjen e zonjës Xhaçka e mbylli, kurse të Veliajt e ka të hapur. Nuk merrem se cili klan do jetojë në PS.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme