Politika 2 April 2025, 15:03 Nga VNA

Skandal/ Kuvendi i Shqipërisë përfshihet në fushatë, bën thirrje për të votuar PS

Ndaje në Whatsapp
Skandal/ Kuvendi i Shqipërisë përfshihet në fushatë,

 

 

Kuvendi i Shqipërisë përfshihet në fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit. Sot faqja zyrtare në "Facebook" ka shpërndarë një foto mesazh ku shkruhej:

"VOTO 5❤️

nga e majta në të djathtë, bashkë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama???️??".

Mesa duket Elisa Spiropali, ka harruar që është kryetare e Kuvendit, një institucion shtetëror që e ka të ndaluar të përfshihet në fushatë zgjedhore.

Kuvendi, institucioni harton dhe miraton ligjet ka shkelur me të dyja këmbët Kodin Zgjedhor dhe Kushtetutën e vendit.

Por sigurisht Elisa e ka shumë përzemër që sikurse shkruan, të orientojnë votën, drejt e në qendër të fletës së votimit, PS/Edi Rama.

Video

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme