Politika 2 April 2025, 11:26 Nga VNA

OSBE-ODIHR nis misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në Shqipëri, Zannier: Fokus te detyrat tona, nuk ndërhyjmë në hetimet e SPAK

Ndaje në Whatsapp
OSBE-ODIHR nis misionin e vëzhgimit të zgjedhjeve në

Misioni i OSBE-ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të 11 majit në Shqipëri ka nisur zyrtarisht sot, pas ftesës së autoriteteve vendase. Ambasadori Lamberto Zannier, gjatë një konference për media, deklaroi se ekipi do të përbëhet nga 12 ekspertë ndërkombëtarë, 26 vëzhgues afatgjatë dhe rreth 300 vëzhgues afatshkurtër që do të angazhohen pranë ditës së zgjedhjeve.

“Misioni do të vlerësojë mënyrën sesi zhvillohen zgjedhjet, nëse ato janë në përputhje me angazhimet e Shqipërisë ndaj OSBE-së, standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas,” u shpreh Zannier.

I pyetur mbi planin e SPAK për hetimin e krimeve zgjedhore dhe mundësinë e bashkëpunimit për raportimin e shkeljeve, Zannier tha se është ende herët për të dhënë një opinion mbi këtë çështje.

“Misioni i OSBE/ODIHR do të fokusohet në detyrat e tij dhe nuk do të kryejë aksione të tjera përtej mandatit të vëzhgimit. Bashkëpunimi me autoritetet është i rëndësishëm, por gjetjet tona do të ndahen përmes raporteve zyrtare,” theksoi ai, duke shtuar se misioni do të ndjekë metodologjinë e tij standarde të vëzhgimit.

Procesi i vëzhgimit do të përfshijë të gjitha fazat e zgjedhjeve, duke analizuar zbatimin e kuadrit ligjor, zhvillimin e fushatës, përfshirjen e saj në rrjetet sociale, punën e administratës zgjedhore, trajtimin e mosmarrëveshjeve dhe mbulimin mediatik.

Ambasadori Zannier njoftoi se tashmë ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të institucioneve vendase, duke përfshirë Ministrinë e Jashtme dhe Komisionerin e Zgjedhjeve, të cilat i cilësoi si konstruktive.

Video

Policia ka mbërritur tek mbledhja e Prokurorëve pas një alarmi për bombë nëpërmjet emailit.

Gjatë protestës së studentëve në qytetin Mâcon të Francës, një efektiv policie ka marrë të gjithë vëmendjen e rrjeteve sociale. Ai ka surprizuar të pranishmit duke improvizuar vallëzimin tradicional “haka” në mes të turmës. Ky veprim i pazakontë u prit me të qeshura dhe duartrokitje nga të rinjtë protestues. Skena festive u bë shpejt virale pasi efektivi mori pjesë në të ashtuquajturën “aura battle” për internetin. Megjithatë, kjo atmosferë miqësore ndryshonte tërësisht nga ngjarjet paralele në kryeqytetin francez. Në Paris, demonstratat e studentëve për më shumë fonde në arsim u shoqëruan me përplasje të dhunshme.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme