Politika 1 April 2025, 21:34 Nga VNA

Qeveria shqiptare bisedime me Filipinet dhe Indonezinë për të marrë 40 mijë punonjës

Ndaje në Whatsapp
Qeveria shqiptare bisedime me Filipinet dhe Indonezinë për të

Për të mbushur boshllëkun e krijuar në tregun e punës nga mungesa e punonjësve qeveria ka vendosur të lehtësojë procedurat për të marrë staf nga jashtë, sidomos nga vende të treta dhe që nuk kanë të drejtën e lëvizjes së lirë drejt BE.

Me ndryshimet e propozuara në ligjin “Për të huajt” të miratuar në vitin 2021, i jepet e drejta Këshillit të Ministrave të përfaqësuar nga ministri për çështjet e punësimit që në rastin konkret është MEKI, që të lidhë marrëveshje me shtete të tjera për të marrë punonjës në varësi të kërkesave të tregut.

Kjo bëhet për të marrë sasi të mëdha punonjësish të huaj përmes marrëveshjeve me shtetet dhe jo vetëm duke u bazuar në aplikimet individuale të vetë të huajve. Report TV mëson se qeveria vijon negociatat me Filipinet për të marrë 40 mijë punonjës të kualifikuar për sektorin e turizmit dhe industrisë përpunuese, si dhe ka nisur negociatat me Indonezinë.

Në projektligjin, e kaluar në mbledhjen e fundit të qeverisë, po ashtu janë lehtësuar procedurat e aplikimin për të huajt që duan të punësohen në vend. Në ligjin aktual ishte caktuar që aplikimi bëhej pranë përfaqësive diplomatike, ndërsa tani u jepet mundësia të aplikojnë nëpërmjet sistemit elektronik të vizave, jo më vonë se 90 ditë përpara datës së planifikuar për të ardhur në Republikën e Shqipërisë.

Në ndryshimet ligjore të propozuara është hequr edhe kushti që kishin të huajit për të depozituar një shumë parash në llogarinë bankare si garanci financiare. Tashmë për të aplikuar për vizë mjafton te vërtetosh që ka të ardhura të mjaftueshme financiare për të përballuar jetesën nëpërmjet një dokumenti bankar.

Në ndryshimet ligjore janë përcaktuar edhe detaje të tjera sa i takon lejeve unike të punësimit që kanë kohëzgjatje aq sa është kontrata e punës. Në projektligj thuhet se lejet do të bazohen në nevojat e tregut, dhe vetëm pasi punëdhënësi në Shqipëri ka tentuar të punësojë fillimisht të papunët në vend, të huaj që janë anëtar të familjeve shqiptare, shtetas nga SHBA, nga shtete të BE, apo nga vendet fqinje të Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Kosovës, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Një tjetër kriter i caktuar në projektligj ka të bëjë për ‘Kartat Blu AL’, që jepen vetëm për punonjësit me kualifikim të lartë për një periudhë 2-vjeçare, ku ndryshe nga sa është në ligjin e 2021-shit, është përcaktuar që për të marrë këtë leje paga duhet të jetë minimalisht sa paga mesatare e vendit.

Për shtetasit e vendeve të BE rregullat janë edhe më të lehta, pasi ata kanë drejtën e qëndrimit në vend pa leje qëndrimi apo leje unike edhe më shumë se tre muaj kur janë të punësuar, vetëpunësuar, ndjekin një program studimi apo kur kanë të ardhura të mjaftueshme për veten dhe anëtarët e familjes së tyre.

Kur një i huaj vjen në vend për të punuar, ai mund të marrë edhe familjen e tij, dhe nëse anëtarët e familjes nuk janë shtetas të BE mund të qëndrojnë pasi të pajisen me “Kartë qëndrimi të një anëtari të familjes së një shtetasi të BE-së”. Karta është e vlefshme 5 vjet.

Aktualisht në Shqipëri punojnë më shumë se 9 mijë të huaj, kryesisht në turizëm, ndërtim dhe tregtinë me shumicë. Shifrat zyrtare tregojnë se interesi më i lartë për të punuar në Shqipëri është i shtetasve nga Turqia, Bangladeshi, India dhe Nepali.

 

Video

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e fuqishme të shkaktuara nga tajfuni “Dolphin” kanë shkaktuar situata të rrezikshme në provincën Zhejiang të Kinës. Një kamion u përmbys në një parkim si pasojë e erërave të forta. Pamjet e filmuara nga dëshmitarët tregojnë momentin kur mjeti ngrihet nga toka dhe përmbyset nga fuqia e erës. Tajfuni “Dolphin” solli paralajmërime për përmbytje dhe rrëshqitje dherash në disa zona. Sipas raportimeve, ai është cikloni tropikal më i fuqishëm që ka goditur Kinën këtë vit.

Një avion privat i tipit Hawker Beechcraft 400A është përplasur me një automjet shërbimi në aeroportin Milano-Linate, në Itali. Përplasja nuk shkaktoi të lënduar. Ngjarja solli disa vonesa në operimet e aeroportit, të cilat po rikthehen gradualisht në normalitet. Dy fluturime që po mbërrinin në Linate u devijuan drejt aeroporteve Orio al Serio dhe Milano-Malpensa.

Një festim goli u kthye në një moment të frikshëm për futbollistin brazilian Jacy Maranhão, gjatë ndeshjes mes Coritiba dhe Chapecoense në kampionatin brazilian. Mbrojtësi 29-vjeçar shënoi një gol në pjesën e parë dhe, në entuziazëm, vrapoi drejt tifozëve për ta festuar. Ai kapërceu barrierat reklamuese, por përfundoi duke rënë në një tunel të hapur që çonte drejt dhomave të zhveshjes së skuadrës kundërshtare. Maranhão u ngrit nga tuneli me ndihmën e stafit, por pësoi një dëmtim në kyçin e këmbës dhe u zëvendësua në pjesën e dytë. Ironia më e madhe ishte se goli që ai po festonte u anulua më vonë nga VAR-i për shkak të një faulli në aksion.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme